• |
ide | kryesore

Mbledhja në PD, Basha: Bojkoti i Kuvendit është legjitim deri në shkarkimin e Xhafajt

Lajme, Të fundit



Bojkoti i parlamentit është legjimit dhe i natyrshëm në këto rrethana politike, deri në shkarkimin e Fatmir Xhafës. Kështu ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit të zhvilluar sot në selinë blu. Më poshtë një pjesë e përmbledhur e fjalës së Bashës para deputetëve. 

Në fakt e vetmja mënyrë sesi mund të hapen negociatat është që, kur Europa sheh se edhe kur Rama Xhafaj me krimin i organizuar kanë kapur shtetin, qytetarët nuk e pranojnë, e refuzojnë, nuk mbyllin sytë . Kjo i tregon partnerëve se edhe pse Rama nuk i ka plotesuar kushtet, shqiptaret me reagimin e tyre si europiane qe refuzojne dhe nuk e pranojne te keqen.

Levizja drejt bojkotit parlamentar ne kushtet kur jemi investuar fort per hapjen e negociatave, rrezikon te devioje vemendjen nga ceshtja kryesore: që kemi nje qeveri te lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Kemi nje minister te brendshem vellai i te cilit është një trafikant ndërkombetar droge, i denuar ne itali nfa drejtesia Italiane por qe me mbrojtjen dhe ndihmen e vellait minister te brendshem vazhdon aktivitetin kriminal Kenmi nje kryeminister qe eshte kaq i lidhur me krimin sa kalon nga nje minister i brendshme pjese e nje organizate kriminale te trafikut te droges te nje minister qe ka vene Ministrine, policine dhe prokurorine ne funksion te mbrojtjes se vetes dhe vellait të tij trafinakt droge.

Ne keto kushte, jam i mendimit të perdorim te gjitha format dhe menyrat demokratike si opozite me grupin parlamentar, strukturat, qytetaret per te bere te qarte qendrimin tone te prere se largimi i Fatmir Xhafes eshte kusht i panegociueshem i opozites, veprim i domosdoshem per hapjen e negociatave. As shqiptaret as Europa nuk mund te pranojne qe vendi te kaloje nga policia Tahiri Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama Xhafaj.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.
Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lufta kundër krimit dhe drogës është një kusht kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, plotësimi i të cilit po vazhdon t’i kërkohet me forcë qeverisë shqiptare nga qeveritë europiane. 



6 Comments

  1. Mos e beni ate gafe se do ju kercasin shpullen ne koke BE dhe Amerika..!!!

    Nuk ka asnje baze ligjore. Xhafaj nuk eshte pergjegjes per veprimet e te vellait.

    Asnje europian nuk do tju kuptonte ne kete veprim komplet pa kuptim.

    Pyetja e pare qe do tju bejne eshte ” CFARE KA BERE MINISTRI XHAFAJ TE KUNDERLIGJSHME’ ???
    Dhe po filluat pastaj jo po pergjimi e jo po leshi asnjeri nuk do tju besoje.

    1. Mbi bazen e nje pergjimi me disa aktore te shemtuar kerkon te heqesh nje minister o zoteri. Po ka b… te rri kjo? Ky mire vet qe nuk e kupton po nuk ka nje njeri aty qe ti thot lere kte muhabet se u bem gaz i botes. Kane keshilltar kta a skan keshilltar?

  2. Kerkohet koka Jo bishti, mik,
    Koka eshte rama, bishti xhafa, si e thu edhe vete:
    -Kryeprokurori ram’ xhafaj,
    Atehere pse e ul kaptinen
    ke Bishti?.
    Pa e para-gjyku pse,
    populli te kujton
    se s’ha bar Qepallor,

    LOJA kukamçefti mbaron
    tu u rras njoni mrena,
    a e mani men?!

  3. ZHGENJIM… te degjoshe sot qe opozita kerkon vetem dorheqjen e Xhafajt me gjithe keto skandale qe kene n’dodhe !! vertet ZHGENJIM
    Opozita duhet te gjeje forcat, menyrat , format dhe te imponoje nje qeverie ANTIMAFIA qe te stabilizoje gjendjen ne vend te pastroje kriminelet e politikes dhe pastaj te pergatise zgjedhet e parakohesheme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *