• |
ide | kryesore

Mediat iraniane: Mbreti i Arabisë Saudite është qëlluar me armë muajin e kaluar në pallatin e tij

Planet



Prej disa javësh mediat e ndryshme, përfshirë ato më serioze, janë duke pyetur për fatin e princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, një njeri ambicioz që synon të ndryshojë politikën e vendit të tij duke u afruar me Izraelin dhe SHBA, dhe duke mbajtur Iranin në fokus si kundërshtar.

Salman nuk është parë në media dhe në aktivitete zyrtare prej disa javësh, ndërkohë që së fundmi, media iraniane, PRESS TV pretendon se bin Salman është qëlluar me armë.

Ajo citon një aktivist suadit. Mohammed al-Mas’ari, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Islamike të Rilindjes, u cili është shprehur në një intervistë për televizionin libanez al-Maydaeen se bin Salman është qëlluar në muajin prill. Aludimi është se ngjarja ka ndodhur në 21 prill, kur media të ndryshme raportuan se kishte patur shkëmbime zjarri jashtë pallatit mbretëror saudit, ndonëse informacionet zyrtare folën për një dron. Pavarësisht këtij pretendimi, media në fjalë thotë se bin Salman që po synon kapjen e pushtetit, nuk u pa as gjatë vizitës së Mike Pompeos në Riad në muajin prill.

Ka spekullime se sulmi mund të lidhet jo vetëm me politikën e jashtme të re, por edhe me faktin se fushata propagandistike e princit u shoqërua edhe me arrestimin dhe ndalimin e qindra biznesmenevë dhe anëtarëve të familjes mbretërore që u liruan pas marrëveshjeve financiare me mbretin e ri Salman. Gjithashtu, Salman ka filluar reforma që largojnë Arabinë Saudite nga radikalizmi islamik. Prej dekadash, këtë vit për herë të parë në këtë vend u hapën kinematë, teatrot, u lejuan që gratë t’i jepnin makinës, apo të shkonin edhe në stadium. Kjo reformë u prit mirë nga pro-perëndimorët sauditë, por zemëroi radikalët në vend.

Ka shumë palë që janë prekur nga regjimi i tij vetëm 1-vjeçar. Nëse Mohammed bin salman është qëlluar muajin e kaluar, përgjegjës mund të jenë secila prej këtyre palëve, qoftë biznesmenët miliarderë, qoftë edhe radikalët islamikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *