• |
ide | kryesore

Misteri i arrestimit të Albert Veliut/ Kush e vuri në lëvizje policinë e Kosovës?

Lajme, Të fundit



Ende mbetet e paqartë se përse është ndaluar Albert Veliu me të birin nga policia e Kosovës, pasi autoritetet shqiptare nuk kanë dijeni për një urdhër ndalimi për skafistin që bëri përgjimin me vëllain e Fatmir Xhafajt. Sipas policisë së Kosovës, Veliu po qëndronte prej 4 ditësh në këtë shtet.

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së” ka qenë njoftimi zyrtar i autoriteteve kosovare, që nuk sqarojnë se çfarë përmbajnë autorizimet ligjore të datës 27 maj.

Veliu është personi që bëri përgjimin e publikuar në selinë e PD dhe më pas pranoi se njeriu me të cilin fliste për pazaret e drogës, është Agron Xhafaj. Ai u mor në pyetje në prokurori, por për të nuk kishte asnjë akuzë në lidhje me ngjarjen. Disa orë pas arrestimit në Kosovë, nuk ka asnjë sqarim se përse është ndaluar skafisti bashkë me të birin.



1 Comment

  1. urdher dha muti,dhjerja e stalinit,jashteqitja e enverit edvin arta fatmut xhaf rama.po nuk e kuptove bushat shko ne kazan se e gjen vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *