• |
ide | kryesore

Ndalimi i Albert Veliut në Kosovë, dritëhijet e një udhëtimi të mbetur në mes

Kryesore



Që nga dita që Partia Demokratike nxorri në media audio-përgjimin, ku thotë se është vëllai i ministrit, Geron (Agron) Xhafaj, bashkëbiseduesi tjetër Albert Veliu ka qëndruar i fshehur. Deri kur, policia e Kosovës e ndali në fshatin Shtime të Ferizajt, bashkë me të birin, për të cilin Veliu ka treguar se ka marrë kërcënime nga miq të Geron (Agron) Xhafajt dhe nga shefat e policisë në Vlorë.

Policia i arrestoi të dy, babë e bir ditën e dielë. Akuza për “kalim ilegal të kufirit” nuk duket e rëndë, megjithatë ka zbuluar vendndodhjen e “Babales”, që siç duket është përpjekur të arratiset në fshehtësi, pa u zbuluar nga Ministria e Brendshme, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Fillimisht ndalimi i Veliut në Kosovë u prit me habi, pasi si prokuroria, ashtu dhe policia shqiptare nuk kanë asnjë pretekst ta ndalojnë ish skafistin vlonjat. Shkaqet e ndalimit u sqaruan më pas nga autoritetet kosovare, megjithatë ndjeshmëria e çështjes nuk e përjashton mundësinë e ndikimit nga Tirana.

Nuk është hera e parë që skafisti Albert Veliu ndalohet nga policia, që pas daljes së përgjimit, ku ai thotë se bisedon me Agron Xhafajn.

“Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” ka thënë gazetari kur është pyetur për rrethanat se si u krye intervista me Albert Veliun.

Pasi mbaroi intervistën në selinë e PD-së, Albert Veliu u nis drejt Kosovës, por policia ia preu rrugën në mes. Në në lokal në Milot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policët e gjetën “Babalen” dhe e kthyen në Tiranë.

Kryerja e intervistës pas mesnate, lajmërimi në momentin e fundit të gazetarit tregojnë se skafisti kishte vendosur të fliste e të nisej sa më shpejt jashtë vendit, pa u kapur nga policia apo nga Xhafajt. Ai do të kishte arritur i qetë në Kosovë dhe më tej, sikur në të njëjtën ditë, Geron (Agron) Xhafaj të mos kishte përmendur emrin e tij në prokurori.

Kur u paraqit për të regjistruar një kampion zëri që do të krahasohet me atë në përgjim, vëllai i Ministrit të Brendshëm përmendi emrin e Albert Veliut, si njeriu që, sipas tij, kishte thurur skenarin për ta implikuar. Policia duket se e mbante nën vëzhgim skafistin, përderisa e ndaloi menjëherë, sapo prokurori kërkoi t’ia sillnin për ta marrë në pyetje.

Mediat pranë qeverisë kanë këmbëngulur gjatë këtyre ditëve mbi ekzistencën e një plant i të Albert Veliut, që ka si destinacion final një nga shtetet e Europës ku ai do të aplikojë pastaj për azil. Një alibi si e tij është një mundësi e artë për t’i dhënë fund andrallave të Shqipërisë dhe për të nisur një jetë të re në Perëndim, megjithatë deri tani, kjo mbetet një hipotezë.©Lapsi.al



28 Comments

  1. Si policia Greke o be dhe policija Kosovare-kalim te pa ligjshem te kufirit.Eshte skenar i mire pergatitur nga -Xhirafat–

    1. Stalin, PD e kishte për detyrë ta ndihmonte dhe ta siguronte Babalen, por nuk e bëri, se për aq kishte nevojë. Kjo sjellje ve në dyshim të gjithë qëndrimin moral jo vetëm të PD, por të të gjithë politikës shqiptare.
      Pra të përdorin për sa kanë nevojë dhe pastaj të hedhin mes katër rugëve.

    2. Qe vendos nje emer famekeeq rus, eshte puna jote me gjithe se nuk eshte mire, por ben edhe me shume gabim qe krahason policine e Kosoves me policine greke. Kjo aryeja e kalimit te paligjshem, besoj edhe ti e kupton qe eshte vetem arsye per ta arrestu, se nuk po flitet per nje person normal por per dike qe ka interes te jete ne burg. Policia e Shqiperise,qe duket se paska percjell cdo hap te ketij personi, me mire ta arrestonte vete kur ky po i drejtohej kufirit se sa t’ia sugjeronte policise se Kosoves,sepse nuk duhet Kosova te nderhyje ne ceshtje te brendshme politike ne Shqiperi,por ne anen tjeter nqs Kosova(apo anasjelltas)merr nje kerkese nga Shqiperia per te arrestuar dike(pavaresisht a eshte kerkese e mire apo jo) normal qe duhet ta beje,sepse perndryshe i bie qe i del kunder Shqiperise,gje qe sduhet te beje vaki kurre.Njeri tjetrit dhe SHBA sduhet t’i dalim kunder kurre, ne asnje rast dhe sado situata te veshtira qofshin

  2. Si NUK ju vjen Turp ,SKAFISTI Veliu ,keshtu ,SKAFISTI Veliu ashtu.Veliu eshte nje trafikant droge, I Denuar me burg,a thua
    se fjala Skafist ja ngre personalitetin e rrugacit. Kapedani Skafist Veliu ndalohet ne Kosovare.Nje Hale me Pak.

  3. I paemer e kuptoj qe je kopil dhe nuk te dihet mbiemri,je i ferres ,ndoshta ndonje nate te keqe ke lindur dhe Skafisti (jo trafikanti dhe hajduti) po kalonte me not neper Vore e me nje balene ne arat me miser te bardhe.Rrugaci ndelet bandit dhe i paftyre,.Ishalla eshte objekt i gazetarise .

  4. Identik skenari si me Zaganin dhe tani me Veliun. Nje qeveri Rama e diskretituar qe perndjek ato qe deshmojne llumin qe kjo qeveri ka brenda. Veliu eshte nje nivel me Agron Xhafajn te vellane delinkuent te ministrit te brendeshem, vetem se Gonia ka nje plus me shume se ai. Ka dhe emer tjeter, Geron, qe sigurisht nuk e ka vene nga hobi por nga halli.

  5. Paska qene i trashe
    Do arratisej ne kosove
    Nuk i PA gylenistetet
    Erdhi turku i mori ne mes te dites
    Dhe pal vata (kreministri) nuk
    Dinte asgje.

  6. “Kalim ilegal kufiri për në Kosovë”
    Ky qenka “krimi” që paskej bërë skafisti Albert Veliu me të birin.
    Që ky dëshmitar denoncoi shokët e miqtë e tij për motive qoftë personale, kjo nuk ka sepse ti konsiderohet krim.
    Tek e fundit ai i ka vuajtur dënimet në burg për krimet e tij.
    Ai denoncoi vëllanë e ministrit të mbrendshëm që ndonëse ishte i denuar nga Gjykata supreme italiane me 7 vjet e dy muaj, nuk kishte bërë asnjë ditë burg e kjo vetëm se kishte si mburojë vëllanë ministër.
    Kjo qeveri po vazhdon të mbrojë vëllanë trafikant droge të ministrit, e ka hapur fushtatë propogandistike urrejtje për “Babalen” duke e kërcënuar ate se do të ndëshkohet për dëshminë e tij.
    Nuk e paska ai të drejtën njerëzore qoftë edhe ti largohet “ilegalisht” këtyre kërcënimeve e mallkimeve edhe mediatike pro qeveritare ?
    Hap gazetat proqeveritare, e në vënd të lexosh që të komentohet ministri i mbrendshëm që mbron vëllanë trafikant droge, lexon marrëzitë e paturpëshme se “Babalja” paska dalë që të pengojë “integrimin europian” të qeverisë së narkotrafikut duke “baltosur” me këtë, Shqipërinë.
    Ka edhe “babalja” kusuret e drogës se Vlorës, por kusuret më të mëdha të trafikut të drogës në Vlorë, i ka “pashai” vëlla i ministrit të mbrendshëm.
    Babale, argatë të drogës në Shqipëri ka me qindra, në mos mijra, ama pashallarë të drogës nuk janë të shumtë e njihen nga të gjithë

  7. une jame nga kosova,por jo nga kosova turke,e arabe,por nga kosova iliro-shqiptaro-evropiane,ku te gjitha imponimet turke i kame shkelmuar,pra jes gjithmon vetem nje sternip gjergj kastrioti.
    por kosova e qeverisur nga ankara ,beograg,kremlini me behxhet pacollin,shkele te gjitha konventat nderkombetare,me debimin e gymenistve,dhe debimin e Shqiptaristve te PDK,çka vet une te gjitha shpresat i kame ne Lulzim Bashen per Shpetimin e Çlirimin e ksaj Cop te Vockel Shquperi,se kosova as shansa ninimale nuk ka te mbijetoj si shtet,ne mesin e turkofonve,srrbofonve e Rusis,qe ka 3000 ushtar civile vetem ne veri te kosoves,dhe gjithe kosoven.
    pershendes kombetaren e imformimit,Lapsin Shqiptar.
    Mitrivice-Geneve-Suisse.

    1. Ky kopili serb thote “une jame nga kosova,por jo nga kosova turke,e arabe,por nga kosova iliro-shqiptaro-evropiane”- KAq mjafton qe dukesh qe je je kopil serb dhe aspakshqiptar e aq me teper nga Kosova. Bile ti urren Kosoven me shume se kedo.Keto pretendime qe je nga Kosova,kete shqipe te perdhunume qe flet(qellimisht normal, per t’i prish namin Kosoves qe urren aq shume), vetem nje shka e ben. Tani se cfare lloj kopili shka je, ate na thuaj, shka Serbie? Shka Kosove, apo shka/malazez nga shqiperia. Rendesi ka qe shqiptar nuk je.. As qytetin ku ka lind, apo shtetin ku jeton nuk e shkruan mire,aq shume deshrie te lige ka qe t’i paraqese shqiptaret e Kosoves si injorante. Kopil shka

      1. i biri turko-mongolo-ruses,nese une jame serbe,edhe isa boletini eshte serbe,se nga familja e nanes jemi stenipa te isa boletninit.
        por ju mund ta dokumentoni se kush jeni,nga mongolia ruso konize i shortuar ne turq,qerkez i kaukaxit ruse islamizuar nga otomanet,apo bekashi i azerbeigjanit,te gjithe is soldat osmane.
        Kjo ju pengon juve,se koma ka iliro shqiptar qe pshurrin ne inponimet fetare turkoshake.

  8. Ky skafisti trafikant i denuar edhe per vjedhje makinash ,bixhozxhi i cili ne bashkepunim me nje pseudogazetar dhe nje deputet hor deputeti pa fije morali te PD-se i cili edhe brenda seancave te KUvendit te Shqiperise u kap duke shkembyer mesazhe perverse seksuale me nje grua te martuar nene femijesh poashtu deputete,pra keta inskenuan dhe montuan nje audiopergjim per te cilin qe te tre jane te dyshuar per kete inskenim.Tani pse tenton te ik ky deshmitari kryesor?Me siguri ketij i bejne presion treshja e PD-se me kete kurvarin ne krye sepse e dine se inqizimi eshte i fallsifikuar dhe nuk i besojne Babales ashtu si nuk i besonte as gazetari.Ata e dine se ai ne gjykate do te tregoje te verteten ,prandaj po perpiqen kaq shume ta nxjerrin jashte duke i paguar taksite dhe udhetimet.Une them se ky duhet te kthehet ne Shqiperi dhe te jete nen mbrojtje te policise sepse mund ti ndodhe si Kosta Trebickes,ata qe transmetuan nga selia e partise jane ustallare vete te vrasin e pastaj te shpallin hero dhe per kete fajsojne kundershtaret politik dhe nxisin destabilizim e perplasje sine rastin Hajdari.Duhet falenderuar policine e Kosoves qe e nxune e do ta ekstradojne e menjehere duhet marre nen mbrojtje policia e Shqiperise dhe mos ta lejoje te ik ma,pa perfundua hetimi i vertetesise se audiopergjimit.

  9. si ta shpetojm shqiperin nga kulçedra osmano-ruse,edi legen rama.
    i vetmi solucion eshte,se eshte futur ne organizata islamike me etdoganin e rusin,anti identitetit e shtergjysheve shqip viktima osmane,dhe anti usa e anti evropes.
    kjo eshte e vertet.
    Vota anti ametikes ne okb.
    2.djihadi islamik i edi rames ne siri.
    3.takimet e telefonatat sekrete me vuçićin e erdoganin dhe ligen islamike anti Nato-s.
    me keto 3 opcion solucione,e larjojn ps dhe byleyen per ne gauantanamo cuba..

  10. si ta shpetojm shqiperin nga kulçedra osmano-ruse,edi legen rama.
    i vetmi solucion eshte,se eshte futur ne organizata islamike me erdoganin e rusin,anti identitetit e shtergjysheve shqiptar, viktima 523 vjete osmane,dhe anti usa e anti evropes.
    kjo eshte e vertet.
    Vota anti amerikes ne okb.
    2.djihadi islamik i edi rames ne siri.
    3.takimet e telefonatat sekrete me vuçićin e erdoganin dhe ligen islamike anti Nato-s.
    PS trafikuan,36 tone droge ne evrope, sipas shteteve te evropes,vetem ne 2017 ten
    me keto 4 ter opcion solucione,e largojm ps famkeqe,dhe byleyen per ne direkcion,thesat e zi ne koka,gauantanamo cuba…..)

  11. Nuk duhet te lejohet te largohet ne asnje menyre ky trafikanti deshmitar i PD-se ,deri sa te zbardhet e verteta e audioinqizimit.Ky do tregoje pastaj kush e pagoi per te qorodite dynjane e destabilzuar Shqiperine me genjeshtra.Kete erifin duhet ruajtur mos ti ndodhe gje nga porositesit e audioinqizimit.

  12. U desh ky person Albert Veliu a Babale si i thone, qe ti tregonte gjithe shqiptareve se ministri i brendeshem ne detyre, gjeli maj plehut Xhafaj paska nje vella te denuar ne mungese per trafik droge.
    Kjo eshte ne radhe te pare injorimi per kete qeveri horrash e plehrash qe zor se e gjen diku tjeter ne rruzull tokesor.
    Kjo eshte ne radhe te dyte diskretitimi i pushtetit mediatik qe kurre nuk informoi shqiptaret se policet e ketij vendi drejtohen nga titullari i ministrise tyre me vella trafikant droge.
    Kjo eshte dhe fatkeqsi e shqiptareve qe i ofrojne botes mbare rastin unikal kur nje minister i brendeshem vazhdon kacavjerrjen ne detyre me vella te denuar per trafik droge.

  13. Krim te rende ka kryer Albert Veliu, ka biseduar me vella Geron Gonen e Fatmir Xhafajt dhe biseda eshte regjistruar. Per Veliun kane mbi 2 jave qe mediat uturak te Rames vjellin vrer a thua se Alberti ka kryer krim kombetar. Ky A. Veliu eshte sot ne shenjestren e ketij pushteti mafioz i krimbur nga kreu ne fund me Geron Gone ministrash qe jane deri neper zyrat e ketij pushteti.

  14. Po hale u bene te gjithe po mier ne thuaj qe vazdojm e mbeshtesim politikan te till qe smbajn pergjegjesi per veprimet e tyre dhe nuk denohen….

  15. Ky varkaxhiu ka ngele pa varke dhe prandaj I thone “o varkar”.E perdoren per Karvar por doli nje drogaxhi dhe hajdut,.Kosoves I duhet KY varkar.

  16. Na cau sumen ky trafikant i paskrupullt,tamam per burg.Le ta mbaje Kosova se ndoshta gjen atje ndonje SKAF me droge .

    1. terra mia – Kaq ju ka shplare trute ky pushteti i Rames xhanem sa te tregoni qyfyre me Skaf ne Kosove?Hidhi nje sy hartes e meso se atje nuk ka det e as bregdet per Skaf. Thuaja dhe shokeve te tjere militante kete gje se mos e shkruajne gjetiu e tallin bythen tjeret me ta pastaj. Salute, terra mia, na gajase se qeshuri me kete marrezi qe ke shkruar qe pa gdhire.

  17. Lexoni komentet ne lapsi.al dhe do te konstatoni,flas per njerezit qe dine te lexojne dhe shkruajne shqip, se jane analfabete ose gjysem analfabete! Duke qene i tille mendo se cfare komenti ben! Saliu ,te dashur mercenare dhe militante , njerez te hurit dhe litarit ,hadute dhe vrases,kamikaze saliniane! Ka qene nje fare “cungu” bandit ne Mat! U krijua “bathorja ” ne Kamze! Na myten keta “horra” dhe bandite qe nuk dine shqip! Na i beri kete “nder” saliu!

  18. Saliu dhe Edi ti sqarojme ca keta te dy se i perkasin njesoj atij dhjetorit ’90 te Ramiz Alise!
    Saliu – i lindur ne 1944 vit kur komunizmi erdhi ne pushtet, jetoi e u rrit ne komunizem. Eshte fiks ai qe quhej “Njeriu i ri” nga propaganda komuniste. Fshatar e bir fshatari erdhine Tirane me te vetmin qellim, te mesonte. Dhe mesoi, u be mjek, e derguan ne France per specializime se ishte mjek i mire ishte dhe komunist. Ketu dhe jashte vendit studimet i ka kryer ne menyre te shkelqyer. Ne 1990 futet nga R. Alia si komunist ne levizjen studentore dhe…”atje ktheu ne demokrat…”sic u shpreh Alia me pas.
    Ed Rama – i lindur ne qytet bir i Kristaqit skulptor deputet i PPSH, ne saje te te atit i japin Institutin e Larte te Arteve me shkelma bytheve. Ne dhjetor ’90 vetshpallet ekstremist e kerkon publikisht varje per komunistet dhe nxjerrje jashte ligjit per PPSH. Kur nuk gjen vend ne politike largohet jashte vendit ku punon ne nje stalle kuajsh ne France der kur Fatos Nanos (ose Nexhmije Hoxhes, mikeshe me Kristaq Ramen), i shkrep ta sjelle ne Tirane e ta beje Minister kulture…Nga ajo kohe eshte ne pushtet sa ne qeveri, sa ne bashki te Tiranes por perkulet gjer ne toke para kujtimit te Enverit e komunisteve qe dikur donte ti varte, kurse drejton pikerisht pasardhesen e asaj partise PPSH qe donte te nxirrte jashte ligjit.
    Konkluzioni – Te dy keta Berisha e Rama jane nje bagel e ndare me dysh e dale nga bytha e Nexhmije Hoxhes ne dhjetor ’90. Vazhdimi i tyre ne politike sot mban peng Shqiperine. Ky vend do perparoje vetem kur te drejtohet nga njerez qe nuk kane lidhje me dhjetorin ’90, kete corbe te Ramiz Alise.
    Ky eshte mendimi im e besoj jo vetem i imi.

    1. terra mia qenka bere rrush – Te dogji bytha nga idiotesia e komentit tend? Shko e here tjeter shpalos nje harte kur te shkruash per diku se do na besh prap te gajasemi me idiotesite tua. Salute rrushi i terra mia

    1. Terra mia, rrushi a Kaprushi ne tre variantet mbetesh koqe karabushi. Shko e kerko Skaf ne Kosove or idiot i lindur qe sigurisht idiotesia nuk do te ndahet der ne varr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *