• |
ide | kryesore

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjejnë dy snajperë dhe drogë

Lajme, Të fundit



Rreth orës 15.00, në një shtëpi të banuar në zonën e shkëmbit të Kavajës në Durrës, shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

News 24 raporton se kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë, kanë gjetur dy armët e përshtatura për snajper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Policia e Durrësit ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.

Pritet që policia të kontaktojë me pronarin dhe të zbardhet ngjarja se të kujt janë armët. Ato janë dërguar tek laboratori i kriminalistikes për të parë se në cfarë ngjarje mund të jenë përfshirë, pasi ka shumë vrasje e plagosje që ende janë pa një autor një qarkun e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *