• |
ide | kryesore

Portieri i Liverpulit kërcënohet me vdekje nga tifozët

Sport



Për Loris Karius duket se nuk mjafton falja që kërkoi në fund të finales të Champions League. Në adresën e 24 vjeçarit në rrjetet sociale kanë ardhur kërcënime me vdekje dhe policia e Mersejsajd ka hapur hetimet.

Gabimet trashanike të portierit duket se kanë irrituar jo pak tifozë që prisnin fitoren e Liverpulit, ndërsa Karius ka kërkuar edhe njëherë falje në profilin e tij në Instagram.

 

“Nuk kam mbyllur sy pas ndeshjes. Gabimet që bëra më shfaqen pa pushim si film përpara syve. Më vjen pafundësisht keq për shokët, tifozët dhe stafin. E di që me dy gabimet e mia shkatërrova një finale dhe zhgënjeva këdo. Do doja vetëm të ktheja kohën pas, por e di që nuk është e mundur” ka shkruar ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *