• |
ide | kryesore

Skandali / Si ndryshoi vendimi për vrasësit e Marvi Mihalit pas daljes së videos

Arkiva, Kryesore



Ndryshimi i masës së dënimit për 3 nga 4 vrasësit e të riut Marvin Mihali është shenja më flagrante për të kuptuar se si funksionon drejtësia shqiptare. Megjithëse kishte në dorë të gjitha faktet dhe provat filmike për Eugen Bitraj, Marsel Alla, dhe Kridens Allën se kishin vrarë dhe përdhunuar pothuajse pa asnjë shak të riun,  prokurori Artan Lulja (foto poshte) vendosi ti akuzojë ata për moskallzim krimi dhe jo për “vrasje në bashkëpunim”. Pikërisht ky truk ligjor për të cilën pala e dëmtuar akuzon se u bë nën presionin e parave përi që të 3 të rinjtë të fitonin lirinë në 11 maj.

Por presioni i madh i prindërve të Marvin Mihalit, i biri i rekordmenit të njohur të atletikës, Pavllo Mihali, si dhe një investigim shterues i emisionit “Të Paekspozuarit” (shiko videon poshtë) bënë që opinioni publik të tronditet.

Kjo e detyroi fillimisht prokurorinë ti’a heqë çështjen nga duart prokurorit Artan Lulja për ta kaluar atë në kompetencë të Gjergj takos i cili kthru akuzën për vrasje në bashkëpunim. këtë të hënë gjyqtarja Shefkije Demiraj ka vendosur të rikthejë në burg Eugen Bitraj, Marsel Alla, dhe Kridens Allën, të cilët sëbashku me Dejvi Bitraj kanë goditur me thikë dhe më pas kanë rrahur deri në vdekje 22 vjeçarin Marvi Mihali, mbrëmjen e 31 Korrikut 2017-të.

Lexo më tej:

Vrasja e Marvinit/ A duhet pritur vettingu për prokurorin Lulja?

Po çfarë pati ndodhur verën e shkuar?

Marvi Mihali, atë ditë, ishte telefonuar nga shoku i tij, i cili i kërkonte ta shoqëronte në një takim me disa djem, që u kishte shitur një telefon. Ai i kërkoi Marvi Mihalit që ta shoqëronte në
momentin që do t’i dorëzonte karikuesin. Edhe pse Marvi refuzoi disa herë ta shoqëronte mikun e tij, në fund fare, pas insistimit të tij, pranoi të shkonte me të. Pika e takimit ishte në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Mirëpo, në kampin tjetër, kushërinjtë Bitraj dhe Alla kishin përgatitur një pritë ndaj të rinjve. Pas shitjes së telefonit kishte pasur një konflikt mes shokut të Mihalit dhe blerësit të telefonit. Në momentin që Mihali dhe miku i tij janë afruar në pikën e takimit, ka nisur edhe sulmi fizik. Mihali është qëlluar me thikë pas shpine dhe rrahur deri në vdekje, ndërkohë që asnjë kalimtar i rastit nuk ka ndërhyrë t’i ndajë.

Publikimi i videos

Pikërisht kjo video sa makabre po aq dhe e dhimbshme u shfaq të enjten në emisionin “Të paekspozuarit”. Aty dukej qartë se pas goditjes me thikë që i shkaktoi vdekjen 22 është goditur me shkelma me gjithëse ishte duke dhënë shpirt

 

 

Video e siguruar nga “Të Paekspozuarit”, tregon për një plan të mirë organizuar nga Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla që kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit. Sipas videos ( gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda), shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

Pra, faktet ishin edhe me filmime. Por sa pa ngritur zërin prindrit e viktimës, sa pa u ndihmuar ata nga njohja që kishin, sa pa u trajtuar kjo çështje mediatikisht drejtësia si gjithmonë u kthye në pazar. Këtë të hënë prokuroria dhe gjykatat kanë ndryshuar vendim duke i rikthyer në burg tre të akuzuarit Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla, vetëm pasi çështja u bë publike dhe ngjalli zemërimin e madh të qytetarëve.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Per aq poshtersi qe i kane bere ketij mileti(sidomos te pafajsmeve) prokuror e gjykates varjen ne çengel e kane pak . Keta jane thjesht kriminela gjobevenes me petkun e pushtetit .

  2. Po ky prokurori i korruptuar se kish par kete video hajduti e kta flasin per veting
    Ky prokuror as dashka ge dika per veting apo paguan muaj per muaj ke kupola e re e prokuroris se tiranes

  3. Po ky duket nga koka qe e paska koken si –Qen Terbaci–Ky do ngjeshur brenda hekurave apo e ka kaluar vetingun o kriminele te drejtesise shqiptare.

  4. Ka shume gjykates e prokuror qe e din qe nuk kan asnje shans te kalojn vetingun. Dhe mundohen te kapin c te mundin. Mjer ai qe ka gjyqe ne kete koh.

  5. Me mire do behet rilindja e ka marre seriozisht sidomos me spitalet ku te rrjepin koken doktorat dhe infermieret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *