• |
ide | kryesore

Tahiri në Apel/ Kush janë gjykatësit nën presion për ta liruar

Lajme, Të fundit



Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”– ka thënë Donald Lu.

 



2 Comments

  1. a majmun kinez ,e cove drejtesine ne duarte e bandes se edvinit dhe tani kerkon qe te behet drejtesi.inshallah te goditet ty dhe familjen tende zoti per te gjitha pislleqet qe ke bere ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *