• |
ide | kryesore

Tahiri sillet në gjykatë nga policia, nxjerr avokatin t’i përgjigjet Donald Lusë

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri është sjellë për të dytën herë nga policia në gjykatë. Kësaj radhe për t’u njohur me vendimin e apelit, të cilit i ka kërkuar t’ia heqë masën e arrestit në shtëpi.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se trupi gjykues ishte nën presion. Sipas tij, gjykatësve i ishte ofruar ryshfet për të liruar Tahirin nga masa e arrestit. Për këtë deklaratë ka folur avokati, Maks Haxhia.

“Ishte e rëndësishme se atë mesazh e ndava në dy pjesë, në mesazhin e qarkullimit të opinioneve, ndodh rëndom në vend kur ka cështje pikante, qe përdoren metoda të tilla, ose hapen fjalë që qarkullon presion ose para. Veçoj mesazhin e Lu që gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj, dhe sot Tahirit duhet t’i hiqet masa e arrestit të shtëpisë” u shpreh Haxhia.
Mesazhi i Lu

Ambasadori Donald Lu tha se kishte pasur sinjalizime se gjykatësit ishin nën presion dhe se atyre iu ishte ofruar ryshfet për ta liruar Tahirin nga masa e arrestit shtëpiak.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Donald Lu.

Ndryshe nga seanca e kaluar, është vendosur që gazetarët të lihen jashtë gjykatës dhe nuk janë lejuar të ndjekin seancën.

 



5 Comments

  1. Maksi dhe Saja i kane varur shpresat tek mesazhi “domensional” i ljuse dhe jo tek provat “dimensionale” per te shpetuar bithen ….

  2. Nj e koment di te shkruash–o-i pa emer–o te qifsha ropt e shtepise ku ti kesh leri komentuesit te thone mendimin e tyre dhe ti shkruaj mendimin tend per shkrimin,per lajmin,per foton ,o rop qire apo per kete paguhesh .

  3. O i paemer , ,,,,,, si shume nervozizem po trasmeton …. ku eshte qetesia “dimensionale” qe kara-kara-karakterizon kategorine e sajasve dhe luluve …..?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *