• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i arrestimit të ‘Babales’ në Kosovë

Lajme, Të fundit



Express ka mësuar arsyen e arrestimit të Albert Veliut, personit i cili kreu audio- përgjimin kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe që u arrestua ditën e djeshme në zonën e Shtimjes, nga njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës. Express mëson se arrestimi është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht dy shtetasit janë ndaluar normalisht për kontroll të rregullt. Aty ka rezultuar se ALbert Veliu dhe i biri nuk kanë kaluar legalisht pas asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në kufirin e Kosovës.

Policia i ka arrestuar pikërisht për këtë akuzë, kalim ilegal të kufirit.

Ndërkohë nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre edhe për shkak të disa dyshimeve të tjera, të cilat deri më tani mbeten ende të panjohura.

Kujtojmë se Albert Veliu është personazhi kryesor i audiopërgjimit mes vetë tij dhe Agron Xhafajt, që sipas “Babales” dhe opozitës, vijon të qëndrojë në krye të trafikut të drogës në Vlorë. Audiopërgjimi dhe intervista e Albert Veliut, dhënë gazetarit Jetmir Olldashi i shkaktoi një goditje të rëndë qeverisë Rama dhe për pak sa nuk rezultoi në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kanë kaluar tashmë disa ditë nga publikimi i përgjimit, e të shtunën që lamë pas, opozita shqiptare bëri dhe një protestë për largimin e Ministrit të Brendshëm.

Vetë Ministri, në një reagim të fundit mbi këtë çështje u shpreh se do të japë dorëheqjen nëse audiopërgjimi rezulton të jetë i vërtetë, ndërkohë që prokuroria materialin në fjalë e ka çuar për ekspertizë në shtetin Italian, atje ku dhe pritet një përgjigje mbi autenticitetin./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *