• |
ide | kryesore

De Biasi: Ndeshja Shqipëri-Kosovë, e çuditshme! Do ketë përplasje mes federatave

Sport

Gianni De Biasi ka qenë i pranishëm në Letzingrund të Zyrihut, ku ka ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ish-trajneri i Shqipërisë rrëfen se një ndeshje të tillë e ka përjetuar edhe më parë dhe ka qenë një ndjesi e çuditshme.


“Ishte një ndeshje në miqësi të plotë para 2-3 vitesh, mes vëllezërve, por një ndeshje e çuditshme për mua. Preferoj të luaj ndaj kundërshtarëve të vërtetë. Ndryshimet që ka sjellë Panucci janë të goditura dhe synojnë rritjen e ekipit. Sigurisht ka lënë lojtarë në shtëpi, por duhet të provojë të rinj. Kur të vijë koha e pikëve do të llogarisë vlerësimet e këtyre miqësoreve”, – tha De Biasi për Supersport.


“Është e qartë që tani, me njohjen e Kosovës do të jetë normale që do të ketë pak konflikt. Por ka hapësirë për të manovruar, sepse ka lojtarë të brezit të dytë që kanë lindur jashtë dhe janë interesantë. Të gjithë sot duan të fitojnë. Mbaj mend herën e fundit ishte një festë e bukur. Sot është ndryshe, pasi është fund sezoni dhe lojtarët janë të lodhur, e vlerësimet janë të vështira”, – tha më tej De Biasi.

E ardhmja e De Biasit, për momentin është e fokusuar vetëm në rolin e opinionistit sportiv.

“Tani për tani jam parkuar te RAI për të ndjekur me interes ndeshjet e Botërorit. Kam folur me një Federatë të rëndësishme, të një vendi që merr pjesë në Botëror, e shpresoj ta konkretizojmë pas Botërorit, ndërsa kam dhe dy oferta nga ekipe jashtë Italisë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu