• |
ide | kryesore

Intervista në France 24/ Rama e mohon Erdoganin kur viziton perëndimin(video)

Arkiva, Kryesore



Edi Rama nuk do t’i kujtojë thirrjet miqësore për vëllain Taip, shëtitjet me makinën e tij në urën e sapo inaguruar mbi Bosfor, kërcimin në dasmën e së bijës, apo faktin se ai u bë kryeministri i parë shqiptar, që e shpalli Turqinë një aleat strategjik.  I ftuar në televizionin francez France 24, për të folur lidhur me hapjen e mundshme të negociatave, kryeministri nuk iu shmang dot pyetjeve bazë që mediat perendimore (besohet jo kazan) kanë për vendin tonë. Por midis shqetësimeve për plagosjen e gazetarit opozitar, problemeve me kriminalitetin, dorëheqjes së tij, eksodit masiv të të rinjve, fondeve që Shqipëria do t’i kushtojë BE-së, kryeministri shqiptar u pyet edhe për miqësinë e tij të ngushtë me Erdoganin, që shihet në tokën e galëve si një dele e zezë.

Jo më larg se dy ditë më parë se Rama të jepte intervistën, Franca u kaplua nga një polemikë e madhe lidhur me kërcënimet që u kishin bërë kioskave që shisnin gazetat, anëtarët e partisë të Erdoganit, AKP. Shkak për këtë shërbeu kopertina e revistës prestigjoze “Le Point”, e cila kishte botuar në kopertinën e saj një foto të presidentit turk sikur dilte nga errësiara duke shkruar mbi ballin e tij: “Diktatori” (foto poshte).

Le Point

Prandaj për shumëkënd në Francë mund të jetë çudi fakti se si një njeri që kërkon të shfaqet në perëndim si atleti i përparimit të vendit të tij drejt BE-së, hiqet në lindje si miku i padronit të pallatit të bardhë me 1150 dhoma.

Prandaj në intervistën në France 24, Edi Rama u pyet direkt për raportin e tij me sulltanin e ri të Ankarasë.

“Erdogan ka deklaruar se ka investuar 3 miliard euro në Shqiperi edhe një aroport në Vlorë. A i mbështesni ju këto investime”?- e pyeti gazetarja. Por, për çudi Rama përpiqet t’i devijojë pyetjes, ai nuk flet asnjë fjalë për aeroportin, nuk mburret siç bën në Tiranë kur shpërndan video si pasagjeri i shoferit Erdogan dhe me e rëndësishmja, gjë që s’e ka bërë kurrë më parë, e vë Turqinë në të njëjtën shkallë me Rusinë, duke rënë në krahasimin e lehtë që europianët bëjnë mes Putinit dhe Erdoganit: “Bëhet fjalë për 30 vite bashkëpunim, s’janë 3 miliardë të ditës së sotme. Siç ndodh edhe në vende të tjera, secili ka lirinë për të bërë biznese qofshin ndërmarrje turke, apo ruse”, ka thënë Rama.

Edhe pas insistimit të gazetares: “Pra ai nuk po kërkon të zgjerojë influencën e tij në Ballkan e veçanërisht në Shqiperi”?, kryeministri i ka devijuar sërish pyetjes

“Shqiperia me Turqine ka një miqësi prej kohësh, është vend muslimanësh e të krishterësh, por feja e sotme është Evropa”, ka thënë gjatë intervistës, duke konfirmuar parimin e përdorjes së gjuhës së dyfishtë, sa herë që është në hall. Kështu po bën edhe me Erdoganin, i nxehtë kur e prezanton në Shqipëri, i ftohtë kur e pyesin në perëndim.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

The Globalist: Shqipëria duhet të zgjedhë mes BE-së dhe Turqisë së Erdoganit

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

 

 

 



12 Comments

  1. Bravo, na nxore kurve komplet. As me Turqine nuk kemi miqesi, as Europen nuk e kemi fe. Njeri pa dinjitet.

  2. Rama njeriu me dinak dhe i pa bese,qe nga esat pash toptani.
    asnje element nuk e shpejon qe i takone botes njerzore,ppr animale.
    edhe magjupi cigane ka ma shume bes e besim se edi legen rama.
    ky eshte si hajdutet arabe te frances,i zene me dore ne xhep,dhe thojne,jo une nuk te vodha,ppr e kujna eshte dora e kapure.
    rama eshte nje espes bestiole nga me patogen epidenik.

  3. Rama njeriu me dinak dhe i pa bese,qe nga esat pash toptani.
    asnje element nuk e shpejon qe i takone botes njerzore,por botes animale.
    edhe magjupi cigane ka ma shume bes e besim se edi legen rama.
    ky eshte si hajdutet arabe te frances,i zene me dore ne xhep,dhe thojne,jo une nuk te vodha,po e kujna eshte dora e kapure.
    rama eshte nje espes bestiole nga me patogen epidemik.
    ky kungull i kalbure as 24h nuk lejohet te jete kryeministet.

  4. ky mohoi te birin gregorin per 17 vite ose e dinte se babai kristaq i la gruan shtazen sepse vet esht bythq.r se martesen e beri sa per sy e faqe,kurse prostituohej rrugbe te parisit dhe pas kthimit ne pez tek dash peza ,ky ,roshi e erionka jan martuar sa per sy e faqe si pedera qe jan,paramrndo nuk dalluan jastekun nga nje bark shtazene 9 musjsh,si t dini kur kurr nuk kan par gra cullak por vetem palla frrokesh e ndokesh e lere te mohoj erdogan.

  5. Kur ta kuptoni ju Ramen, apo me sakte do vdisni dhe s’do e kuptoni Ramen. Rama eshte shume i ngjashem me Fan Nolin qe tentoi te modernizoje shoqerine shqiptare qe ne vitet 30. Por kur i thane qe po vjen Zogu (Ahmet Zogu) me ushtare to pushtoje Tiranen, ai la saksofonin qe po i binte dhe iku. Po te mbanim Nolin, Shqiperia sdo njihej sot me kete qe eshte. Por shku me Ahmet Zogun qe beri nje mbreteri qesharake qe ne fund fare kulminoi me pushtimin e Shqiperise nga te huajt dhe me vone nga komunistet. Por Rama nuk e ka ndermend ta lere saksofonin. Jo si Fan Noli, Rama do i bjere muzikes deri ne fund dhe Sali Berisha (pronari i vertete i kesaj gazete) do kerceje dhe po e kercen me nje kembe.

      1. @cirondi macio

        Maloku jam vete, dhe krenar shume biles. Marrim ajer te paster bjeshkesh ne o bobi; bej vrap dy ore pa nje djerse ne trup. Kurse per truthare jeni ju te Saliut. Malokut qe ka zbrit atje te ju, ne keneta, dhe po tall loqet me you qe jeni me loqe se loqet e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *