• |
ide | kryesore

Italinë do ta shtypin teknicienët e pavotuar, njësoj si Greqinë

2



Ndonëse është e vërtetë që Italia ka një nevojë të madhe për reforma, ata që ia vënë fajin paaftësisë së brendshme dhe korrupsionit, duhet të shpjegojnë se pse ekonomia italiane u rrit aq fort gjatë periudhës së pas-luftës e deri në Eurozonë. Ka pasur gjë Italia politika më të sakta në vitet 1970 dhe 1980? Nuk besoj.

Arsyeja e vetme për ngadalësimin e Italisë, është bashkimi me një union monetar të hartuar shumë keq, Eurozona, në të cilën ekonomia europiane nuk merr dot frymë dhe të cilën qeveritë gjermane refuzojnë ta reformojnë.

Në vitin 2015, populli grek zgjodhi një qeveri progresive, me sytë nga Europa, që të kërkonin një marrëveshje të re në Eurozonë. Në gjashtë muaj, nën drejtimin e qeverisë gjermane, BE dhe banka e tyre qendrore na shtypën. Pak muaj më pas, gazeta italiane Corriere della Sera më pyeti nëse më dukej demokracia europiane në rrezik. U përgjigja: “Greqia u dorëzua, por demokracia europiane ishte e plagosur rëndë. Nëse europianët nuk e kuptojnë që ekonomia e tyre drejtohet nga pseudo-teknokratë që nuk janë zgjedhur nga populli, të cilët kryejnë një gabim trashanik pas tjetrit, demokracia jonë do të mbetet pjesë e imagjinatës kolektive”.

Lexo më tej:

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin anti gjerman. Bie kryeministri i sapo emëruar. Rrezikohet dhe tjetri

Analiza/ Pse po përballet Italia me një krizë të re politike?

 

Që nga ajo kohë, qeveria e Partisë Demokratike Italiane ka zbatuar politika që u kishin kërkuar zyrtarët e BE-së, të cilët nuk janë zgjedhur me vota. Si rrezulatat pati shumë stanjacion. Zgjedhjet e 4 marsit ia dhanë pushtetin dy partive antisistem, të cilat pavarësisisht ndryshimeve kishin dyshime për prezencën e Italisë në Eurozonë dhe do të shtonin ashpërsinë ndaj emigrantëve. Ishin pasojat e hidhura që solli mungesa e perspektivës dhe e shpresës.

Disa javë pas negociatave pas-zgjedhore, që janë shumë të zakonshme në vende si Italia dhe Gjermania, 5 Yjet dhe Lega ranë dakord që të krijonin një qeveri. Por presidenti Matarela përdori pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta për ta ndaluar krijimin e një qeverie, duke ia dhënë mandatin një teknokrati, një ish drejtuesi të FMN, që s’ka për t’i rezistuar votëbesimit në parlament.

Sikur Matarela t’i kishte refuzuar Salvinit postin e ministrit të brendshëm, për shkak të premtimit të tepruar për të dëbuar 500,000 emigrantë, unë do ta kisha mbështetur. Por presidenti s’ka prirje të tilla. Atij as që i shkoi nëpër mend t’i vinte veto idesë që një vend europian mund t’i kundërvihej qindra mijëra njerëzve, do t’i fuste në qeli, nëpër trena, autobusë e tragete, për t’i dërguar një Zot e di se ku.

Matarela zgjodhi të përballet me shumicën e parlamentarëve për arsye të tjera: për postin e ministrit të financave. Pse? Sepse zotëria në fjalë, sado që është mëse i kualikuar për atë punë, sado që deklaroi se do t’i respektonte rregullat e BE-së, ka shprehur dyshime për arkitekturën e Eurozonës dhe ka qenë në favor të hartimit të një plani për ndarje nga BE, nëse do të lindte nevoja. Matarela sikur deklaroi që arsyetimi i logjikshëm prej ministri financash bën që ai të përjashtohet nga posti.

Më shqetësues është fakti që s’ka ekonomist në botë që të mos jetë i shqetësuar për arkitekturën e Eurozonës. Asnjë ministër finance nuk do ta linte pas dore hartimin e një plani për të dalë nga Eurozona, nëse një ditë lindte nevoja. Unë kam informacion të sigurt që edhe vetë ministria e financës në Gjermani, Banka Qendrore Europiane dhe shumë korporata e banka të tjera të mëdha, kanë një plan sigurie që të jenë gati në rast se Italia, ose edhe Gjermania, dalin nga Eurozona. Matarrella po na thotë se ministri Italian I financave nuk duhet ta mendojë një plan të tillë.

Përveçse bëri një gabim moral duke mos iu kundërvënë mizantropisë në shkallë industriale të Lega-s, presidenti ka bërë një gabim tjetër taktik, duke rënë në kurthin e Salvinit.

Formimi i një qeverie tjetër teknike, nën drejtimin e një tekniku të FMN-s, është dhuratë fantastike për partinë e Salvinit. Salvini po uron në fshehtësi për zgjedhje të reja, në të cilat nuk do të luftojë më si një populist përçarës e mizantrop që është në të vërtetë, por si mbrojtës i demokracisë kundër sistemit. Që tani ka marrë epërsi morale me fjalët: “Italia nuk është koloni. Nuk jemi skllevër të Gjermanisë, Francës, të bonove qeveritare apo të financave.”

Nëse Matarela qetësohet nga fakti që presidentët e mëparshëm italianë arritën të vendosin qeveri teknike të clilat vazhdonin punën e sistemit (aq mirë sa qendra politike po shkatërrohej përbrenda), gabohet shumë rëndë. Ndryshe nga paraardhësit, ai nuk ka një shumicë qeveritare që t’i miratojë buxhetin, apo edhe që qeveria e tij të marrë votëbesimin. Presidenti do të detyrohet të shpallë zgjedhje të reja, dhuratë e gabimeve të tij teknike, të cilat do t’i rikthejnë partitë ksenofobike të Italisë edhe më të forta se më parë, ndoshta në aleancë me Forza Italia-n e Berluskonit.

Po pastaj, çfarë do të bëhet, president Matarela?

Yanis Varoufakis- ish minister i Financave i qeverise greke te Tsiprasit



11 Comments

  1. Artikull i nje marksisti populist qe e largoi edhe qeveria e ekstremit te majte ne Greqi!! Ja vlente qe Lapsi ta botonte??!!

    1. 1) Nuk e ke lexuar fare artikullin
      2) Nuk e ke haberin fare cfare po ndodh sot ne europe, sidomos ne itali.
      3) Mos komento pa lexuar se i ul piket vetes.

      Rrespekte,

      1. Ti mire ben qe i rendit me pika, por une te rekomandoj te jesh me objektiv e jo te degjosh propaganden e “plebes kunder elites”..Ti emigrant je dhe asnjeri nga zoterinjte qe bertet(di maio e salvini) e as me pak ky Varufakis (miljarder me petkun e te majtes populiste) nuk eshte mire per ty…nejse, mendoj se idete duhet ti “pjekesh” me mire..

  2. Fjalet ne titull jane vertet postulat. Nuk ka rendesi kush i thote, rendesi ka qe eshte nje e vertete e hidhur qe sot BE ka shkallmuar dhe te fundit gje qe mburrej, demokracine e voten e lire. Duke sajuar qeveri hibride qe nuk kane vote popullore, BE i ka hapur varrin vehtes. Eshte vetem ceshtje kohe, shpejt e vone ky mekanizem i ndyre do ti kthehet boomerang kokes vete Brukselit. Kjo politike ku vullneti i votuesit tjetersohet ne qeveri pa vota, eshte shkelmi qe do ta gremise perfundimisht armaten e burokrateve te Brukselit ne gremine bashke me makinacionet e tyre te ndyra.

  3. “Lodhem” po ta lexoj te gjithe sepse nuk me perket mua “rruga” e tij sepse eshte thjesht nje marksist(siç thote dikush lart) por vetem per nje shprehje te “vogel” kur thote qe Mattarella mos te pranonte Salvinin si minister te brendshem do ta hidhja “grekun” poshte sepse emigracioni klandestin afrikan po “shkatrron” EKUILIBRIN e Europes dhe nje nga pikat kryesore pse kam votuar Salvinin eshte dhe kjo qe kush nuk ka nje dokument qendrimi te rregullt duhet larguar pa nje e pa dy (flitet per vendet si Afrika, Azia etjere) sepse keshtu mendon 10 here dikush qe niset nga keto vende per mos te mar rrugen kot! Ska pse plus problemeve te medha Italia te importoj dhe te tjera!

  4. @Emigrantin në itali: kur thua lodhem ta lexoj,thjesht bën sikur maskon pamundësinë për të kuptuar artikullin dhe ç’lodhesh duke i futur një etiketim(marksist),pastaj shkon edhe më tej, duke fajësuar për problemet serioze të eurozonës emigrantët Afrikan?!!Të gjithë ju që paragjykoni artikullin jeni militantët ideal të rregjimit.Ndërsa komentuesi EMU komenton artikullin duke akuzuar autorin si miliarder,pa thënë as gjë tjetër për artikullin!Lum rregjimi për sojin tuaj (55% e planetit sipas një vlerësimi optimist),mjerë në të tjerët!

  5. Jo në fakt nuk e lexova,e hapa artikullin sepse kisha dëgjuar që kishit komentuar ju,ti dhe emigranti që kërkon shporrjen me dhunë të gjithë emigrantëve të paligjshëm sepse vet është legalizuar.Si duket më krahason me të ngjashmit tuaj që komentojnë sa për të plotësuar normat e partisë.

  6. Ky “ekonomisti i shquar” grek që është njëkohësisht majtist ekstremist edhe multimiliarder, dy gjëra krejtë të kundërta me njera tjetrën sa i takon parimeve politike e ideollogjisë, do ë ishte mirë të analizonte faktin se përse Greqia shkoi drejtë falimentimit të plotë financiar.
    Nuk po e krahasoj Greqinë 10 milionëshe me kollosin prej mbi 80 milionë të Europës, Gjermaninë, por le ta krahasojmë me Austrinë që ka më pak banorë se Greqia.
    Edhe Austria si Gjermania ka pasur qeverisje të moderuara hibride midis të majtës e të djathtës, por është një tipar i gjermanikëve, që shpenzojnë aq sa prodhojnë e nuk jetojnë me borxhe të lypura duke pasur një produkt kombëtar 10 herë më të vogël e të bëjne qejfe me pensione e rroga si të Gjermanisë.
    Janë politikat ultra majtiste sociale, tërësisht artificiale e të gabuara ato që e çuan Greqinë buzë humnerës e nuk ju a ka fajin as Merkeli i Gjermanisë por as edhe Salvini i Italisë.
    Gjermania vërtetë me Merkelin sikur e teproi me politikat liberale të pranimit të emigracionit, por Gjermania ndryshe nga Greqia apo edhe Italia, nuk kishte problem akut papunësinë e shtetasve të saj, përkundrazi kishte nevojë për forca të reja pune, nga mplakja e popullsisë[
    Nëse puntori gjerman kishte ndër pagat më të larta në Europë, ai punonte si kalë për ate pagë e nuk shkonte pas qejfeve e buzuqeve. si grekët apo italianët duke marë të njejtën pagë me gjermanët, me paratë e marë borxh nga bankat gjermane, pra paratë e taksapaguesve gjermanë.
    Fakt është që në Europë, pasojat e krizës botërore financiare i ndjenë më së shumti ato shtete ku dominojnë politika sociale që krijojnë mirqenje artificiale me borxhe mbi nivelin e produktit kombëtar.
    Kjo ishte arsyeja e kapitullimit të financave greke e jo Gjermania që komunistët grekë edhe pas 70 viteve të përmbysjes së nazizmit, i kërkojnë para dëmshpërblim për Luftën e dytë botërore.
    Përse duhet të ndajë nga pensioni i tij një 70 vjeçar gjerman që në kohën e përfundimit të Luftës ishte një vjeç, që grekët ndonëse nuk prodhojnë, të jetojnë më mirë se pensionisti gjerman ?
    Gjermania i ka ndëshkuar njëlloj dy llojet e qeverisjeve kriminale, si ate naziste edhe komuniste.
    Nuk dijmë që socialistët grekë të godasin krimet e Zervës ndaj popullsisë civile të shqiptarëve çamë e kthimin e pronave të tyre duke sajuar e mbajtur në fuqi ligjin artificial të Luftës me Shqipërinë.
    Vërtetë Greqia u bë për shqiptarët një burim i të ardhurave nga emigracioni, por Greqia është i vetmi vend europian që bën politika flagrante diskriminuese ndaj emigrantëve duke mos ju dhënë të drejtën e punës legale e të siguruar. Edhe dhënia e shtetësisë, një e drejtë ndërkombëtare e emigrantëve që jetojnë e punojnë për shumë vite në një vend të huaj, paturpësisht e jashtë çdo norme demokratike e humane, për shqiptarët emigrantë është kushtëzuar me ndrimin e fesë e identitetit.
    Asnjë vënd antar i BE nuk ka bërë një politikë të tillë me emigrantet e na dilka një miliarder majtist grek që e shet veten si ekspert financiar e që të kujton Sorosin, të sulmoje politikën gjermane apo italiane.

  7. Zakoni i shqiptarit qe merret jo me ato qe thuhen, por me ate qe i thote ato!
    O shqiptare, harrojeni se paku kete marrezi qe ju ka ngulur fort komunizmi ne tru!
    Boll bete biografite e tjereve gjithe jeten, mundohuni te kapni esencen e asaj qe thuhet, pavaresisht se kush eshte autori i fjaleve. Dhe esenca eshte kjo : Eksperimentet me qeveri kukulla te emeruara ne zyra Brukseli por pa vota ne vendet e tyre eshte i deshtuar, Kaq! Kjo eshte e provuar tashme, nuk ka rendesi nese kete e thote Varoufakis, Putin, Orban, Zeman apo tjere “armiq te demokracise” si ka qejf ti etiketoje media sorosiane ato qe thone te vertetat e hidhura per kete politike te deshtuar sorosiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *