• |
ide | kryesore

PD nuk i ndahet Fatmir Xhafës, grupi parlamentar sërish sot në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i PD-së është në komisionet parlamentare, ku sërish kërkon që Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen, e më pas do të zhvendoset në një protestë me qytetarët para ministrisë së Brendshme.

E patë sa masive ishte protesta, pavarësisht përpjekjeve për ta denigruar dhe tallur. Qytetarët u derdhën masivisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe ne si opozitë e dimë që ka njerëz të ndershëm dhe në këtë forcë politike, por është kryeministri Rama që zgjedh të mbajë këtë kategori në pozicione më të rëndësishme të drejtimit të shtetit që të shpëtojë veten e tij pasi të gjitha indiciet që dalin e nëpër media, janë që dhe ai bashkë me të vëllain është i lidhur me rastin e Xibrakës”, – tha Edmond Spaho në komisionin parlamentar të Ekonomisë.



2 Comments

  1. Edhe thone se PD eshte antikomuniste ne nje kohe qe vazhdon te propogandoje me te njejten filozofi komuniste, qe edhe kur populli ushqehej me tollon sociaizmi korrte fitorje te reja.

  2. O njerez na mbyti droga, korrupsioni.. ngrihuni per te ardhmen tuaj per te ardhmen e femijeve tuaj… Mos i lini keta pisa politikan qe te bejn marveshje 8 vjet ky 8 vjet ai…. se nqs do i lem keshtu asgje s’kan per te bere nqs ne 2 vjecarin e par nuk ka rreze shprese te rrezohet me vote… qe te mos zene rehat por te mendojn te bejne dicka qe te rrin 4 vjet apo 8 vjet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *