• |
ide | kryesore

Plagosen dy persona në minierën e Bulqizës, njëri prejt tyre pritet të dërgohet drejt Tiranës me holikopter

Lajme, Të fundit
1441374655miniera-e-bulqizes1.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Dy minatorë janë plagosur rreth orës 13.00 në minierën e kromit në Bulqizë.

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se “Në minierën e kromit në Bulqizë gjatë punës janë aksidentuar shtetasit S.N, rreth 50 vjeç, dhe M.Gj, rreth 31 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”.

Mësohet se një prej tyre pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.



1 Comment

  1. Ne cilen miniere te kromit, se aty nuk ka vetem nje miniere te kromit. Dhe keto minierat e kromit qe jane aty, jane ne pronesi te firmave te ndryshme. Jepeni emrin e ciles firme ka ndodhur kjo? Se kur shkruani vetem “ne minieren e kromit”, krijohet iluzioni sikur aty eshte ende koha e komunizmit kur kishte vetem nje miniere, vetem nje pronar dhe vetem nje pergjegjes dhe duket sikur edhe sot e ka fajin po i njejti pergjegjes. Thojini gjerat sic jane. Mos u bej bashkepunetor ne krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *