• |
ide | kryesore

Shkodër, 47-vjeçari u dha fund jetës pasi doli nga komisariati, nis hetimi për policët

Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës dje në Shkodër pak minuta pasi kishte dalë nga Komisariati i Policisë. Ardian Kallami u gjet i vetëvarur ne banesën e tij në Barbullush në Shkodër, ndërsa familjarët hodhën dyshime se veprimi drastik i 47-vjeçarit kishte ardhur pas dhunës së ushtruar nga policia.

Nisur nga këto akuza Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Akuzat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet. Sipas burimeve, SHÇBA ka vënë nën hetim dy efektivë policie që pretendohet nga familjarët se kanë ushtruar dhunë mbi të afërmin e tyre.

Sipas familjarëve, 47-vjecari ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë pasi dyshohej për një vjedhje të një banese ngjitur me të tijën. Pasi e kanë mbajtur disa orë në komisariat, atë e kanë lëshuar dhe këtë të hënë e kanë rithirrur për ta marrë në pyetje. Sapo është kthyer nga komisariati ai ka kryer aktin e rëndë, duke u varur brenda banesës.



2 Comments

  1. tash po e kuptoi pse dhjerja e stalinit rama beri librin kurban,dit per dit nga dy a tre i ben rama kurban per karrik te vet,keshtu i bente monstra enver.pa buk pa shpres me te negjmijes lesh o vritesh e vdes.

  2. Mire mo ari mire qe i ben kurban po kur i ben i do pa breke. Prandaj ari kujdes, bej nje pal breke hekuri me cels Elzet se ku i dihet po e ha edhe ti kurbythllikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *