• |
ide | kryesore

Studimi/ Në Shqipëri janë 12 plazhe të ndotura (HARTA)

Lajme, Të fundit



Një studim i Agjensisë Europiane për Mjedisin i rendit plazhet e Shqipërisë në vendin e fundit krahasuar me ato të Bashkimit Europian për nga cilësia e ujit. Raporti ka gjetur se Shqipëria ka më pak plazhe të vlerësuara me notën “shkëlqyeshëm” për vitin 2017,  vetëm 37% të tyre, në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian me të cilat është krahasuar.

Plazhet që janë vlerësuar me notën “dobët” janë 12 të tilla, nga 102 plazhe gjithsej. Në faqen e internetit të agjensisë europiane, është paraqitur edhe një hartë, që mund ta shihni më poshtë, nga ku gjithsesi është e vështirë të kuptohen plazhet ekzakte që janë vlerësuar me notën “dobët”.

Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura të vlerësuara “dobët”, me blu janë plazhet e vlerësuara “shkëlqyeshëm” për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar “mirë”. Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuar “mjaftueshëm”.

Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret “Escherichia coli” dhe “enterococcus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën “dobët” janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm me vitin 2015.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni KETU./ ©LAPSI.AL



5 Comments

  1. Pse mor te ndoturit e ketij kombi nuk e titulloni lajmin ;
    “Ne Shqiperi ka 88 plazhe te vleresuara shkelqyeshem”
    Dhe me pas rreshtoni edhe ata 12 te ndotur.

    1. i pa emer-88 plazhe shkelqyeshen ne shqiperi ,jo o krymb qenefi asnji plazh nuk esht shelqyeshem.muti te kalon nga goja kudo qe shkon,durresvlor,golem.lalez,sarand,dhermi e kudo.

    1. E kuptoj llogjiken tende i paemër, kjo qe thua ti do i jepte nje rrotullim pozitive ngjarjes. Por kam mendim kunder. Gazetaret duhet te identifikojne problemet, edhe duke marre parasyshe rrezikun e reklames se keqe per vendin. Ne kete rast, po nuk u ngriten me force problemet higjienike do vazhdojme te notojme ne fekalet tona, figurativisht dhe jo figurativisht.

  2. Ndersa une nuk kuptoj llogjiken tende kur dihet se nje perqndje e larte “malokesh” lexojne vetem titujt e lajmeve. Ne kete kontekst forca negative edhe pse eshte 10 here me e vogel triumfon mbi ate pozitive……figurativisht dhe jo figurativisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *