• |
ide | kryesore

Vetingu, këto janë gjykatësit dhe prokurorët për provën e radhës

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vijojë seancat dëgjimore në datat 1, 4 dhe 5 qershor.

Në sitën e vettingut pritet të kalojë Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, seanca dëgjmorë e të cilës do të zhvillohet në datën 1 qershor në orën 10:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në 4 qershor do të mbahet seanca dëgjimore për Anila Lekën, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Suela Zhegu.

Ndërsa në 5 qershor procesit të vettingut do ti nënshtrohet Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Trupa Gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo)



1 Comment

  1. Or gazetar ,” keto “gjykatese gjinia femerore ,”keta” gjykates gjinia mashkullore.Ata mesues dhe ato mesuese qe te kane dhene lenden e gjuhes shqipe nga fillorja deri ne universitet qenkan per tu ngelur ne klase .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *