• |
ide | kryesore

VIDEO/ Flamur Noka përplaset me Bashkim Finon, kapen për duarsh në komisionin e ligjeve

Lajme, Të fundit



Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme është përfshirë nga debatet e forta mes shumicës dhe opozitës. Opozita vijoi që të kërkonte dorëheqjen e Xhafës, ndërsa kërkoi reflektim nga qeveria, pasi protesta ishte leksion. Deputetët e PD u shprehën se pjesëmarrja e tyre në komision lidhet me fatin e negociatave të Shqipërisë, pasi në të kundërt do ta bojkotonin.

Debatet vijuan me Finon, Nokën dhe deputetët e tjerë, ndërsa në fund opozita u largua nga mbledhja. Por i vetmi që qëndroi ishte deputeti i LSI, Naço duke thyer vendimin e opozitës për t’u larguar.

Ndërkohë, mes Bashkim Finos dhe Flamur Nokës pati edhe përplasje teksa Fino i fik mikrofonin Nokës. Ky i fundit e ka kapur për dore duke ia shtyrë tutje.

Video e siguruar nga Report Tv:

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *