Në pyllin e Sodës në Vlorë po bëhen ndërtime, po prishen pisha dhe lejen për këtë e ka dhënë Bashkia.
Kështu shprehet një denoncues që ka dërguar foto tek Sali Berisha, të këtij “krimi të rëndë mjedisor”, siç shkruan ish-kryeministri.
DENONCIMI TEK SALI BERISHA:
Krim i rende mjedisor ne plazhin e Vlores!
Shihni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje jam një qytetar i Vlorës doja te beja një denoncim për ndërtim pa leje ne plazhin e vjeter ne pyllin e Sodes pamjet qe do ju dergojmë tregojnë vet po ju nisim dhe lejen qe ka lshuar bashkia madje sot po presin dhe pishat….ju lutem beje publike”