• |
ide | kryesore

Deputetët e PD dhe LSI kërkojnë seancë dëgjimore me Bledi Kasmin (Dokumenti)

Lajme, Të fundit



Një grup deputetësh të opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit Publik kanë kërkuar sot që të thirret për një seancë dëgjimore kryeredaktori i Gazetës Demokratike, Bledi Kasmi, nga Komisioni pwr Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit publik.

Deputetët Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Luçiano Boçi, Shezai Rrokaj, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kanë firmosur kërkesën për ta dëgjuar në mbledhje të posaëmme të këtij komisioni Bledi Kasmin, kërkesë e artikuluar edhe gojarisht nga Albana Vokshi gjatë mbledhjes së sotme. Ata kërkojnë që seanca dëgjimore të mbahet më datë 04/06/2018.

Kasmi deklaroi se u dhunua gjatë protestës së opozitës më 26 maj përpara Ministrisë Brendshme, ndërkohë që fotot e tij të mbuluara me gjak bënë xhiron e mediave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *