• |
ide | kryesore

Flasin fqinjët e 35-vjeçares, pse i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati në Patos

Lajme, Të fundit



Detaje të reja pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë, kur 35-vjeçarja në Patos i dha fund jetes, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë për jetën nga familjaret në spitalin e Fierit dje pasdite, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ia ka dalë dot. Sipas Policisë, gruaja me inicialet E.S., banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.

Dyshohet se ajo ka qenë në kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja. “Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja E.S., 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *