• |
ide | kryesore

Kapet me armë në makinë dhe kanabis në banesë, arrestohet 28-vjeçari nga Vlora

Lajme, Të fundit



Në makinë e 28-vjeçarit Erjon Malaj u gjet armë e dylbi, ndërsa në shtëpinë e tij u sekuestruan rreth 41 kg kanabis.

Policia e Vlorës bën të ditur se është finalizuar operacioni “Autostrada”, në aksin rrugë Vlorë-Fier, afër Novoselës. Në mjetin tip “Peugeot” ku Malaj udhëtonte me E. K., 37 vjeç, u gjet arma e zjarrit me 6 fishekë dhe një palë dylbi. E. K u shpall në kërkim pasi ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Policia gjeti dhe sasinë e drogës në shtëpinë e Malajt, duke sekuestruar dhe dy mjetet, BMW dhe Peugeot ku u kap i riu.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *