• |
ide | kryesore

Kuvendi i Kosovës voton për heqjen e roaming-ut me Shqipërinë

Lajme



Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan një rezolutë për heqjen e tarifave të roaming-ut në telekomunikim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Social-Demokrate dhe mori 69 vota pro.

Qeveria i ka dhënë përkrahje të plotë kësaj rezolute, e cila mori vetëm një abstenim dhe asnjë votë kundër.

Dardan Molliqaj, nga kjo parti, tha se heqja e roaming-ut me Shqipërinë do të rrisë komunikimin mes vendeve dhe do të ulë koston e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *