• |
ide | kryesore

Nisin procedurat për azil për Albert Veliun në Kosovë, denoncoi Agron Xhafajn

Lajme, Të fundit



Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun, nga Shqipëria, i njohur ndryshe dhe si “Dëshmitari X” ”, njeriu i cili deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie marijuane. Veliu së bashku më të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë, nën dyshimet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj.

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i thanë Zërit të Amerikës se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Të njejtat burime shpjeguan se “do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë” para çdo vendimi ndërsa teksuan se “do të respektohen të gjitha procedurat për azil”

Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.

Në fundjave, ministri Xhafaj, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër cdo përgjegjësi ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar, do të rezultonte zëri i të vëllait. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”, u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në Twitter.

Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak dhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u rregjistruan momente të forta tensioni mes manifestuesve dhe policisë pranë ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të “dorëheqja e ministrit të Brendshëm, është një çështje e panegociueshme”./VOA/



4 Comments

  1. po me fal pse iku nga shqiperia ky zoteria babalja apo e beri mutin mullar mashtroj e shpiku sa shpiku mori leket dhe nga basha dhe u nis me pushime, normal.

    1. ju mendoni se nuk e kuptojn shqiptaret se perse iku ky nga shqiperia? Iku tehaj leket qe i dha basha per videon po harroj qe Basha jurist me 8 vjecare eshte dhe ky shtet ka ligje

    2. kte e ngopi Basha me para dhe i nisi per ne holland bashke me te birin. Ky eshte tipik skenar i Bashes se ai di se si ti fshihet drejtesise po harron qe nuk e ka me babin ne pushtet qe ja mbyllte punet me drejtesine.

  2. O -Babale-gjete vend per azil politik .Ketu te vine njesitet guerilje te morrave te kuq dhe ta zhduken -bojen–dhe te thone e vrau -Lulushi–se keta jane nga ajo monster qe te vrasin naten dhe te qajne diten madje te bejne dhe deshmor se e kane pasur dhe e kane ne gjak se e kane te trsheguar nga etrit e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *