• |
ide | kryesore

“Panucci sharlatan”/ Duka i përgjigjet Nishanit: U gdhi trajner brenda 24 orësh

F1, Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka quajtur përballjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës si një ëndërr të kahershme. Nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të FSHF-së, Duka tregon se është i lumtur për suksesin e Kosovës si të ishte Shqipëria.

“Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne, do të dijmë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive” – shkruan ndër të tjera Duka.

Kreu i FSHF-së u pranon se Shqipëria luajti dobët, por u përgjigjet ashpër atyre që kanë nxitur konflikt mes du kombëtareve.

“Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me cdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive” – thotë Duka.

Ai nuk kursen as ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani që e quajtin trajnerin Panucci një sharlatan.

“Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit” – e mbyll Duka.

3 Comments

  1. O Duke je ne vete apo jo!? Bujar Nishani u gdhi brenda 24 oreve president ti thua trainer futbolli.
    Hajde mendje hajde!

  2. Traineri Panici, pranoi se ai nuk e kishte vleresuar sa duhet ndeshjen me Kosoven. Atehere, c’eshte ky trainer qe me simbolet e kombit(hymni dhe flamuri) qe ekipi kombetar perfaqeson , te lejoj qe ato te neperkemben , per arsyen e pranuar, se ai nuk eshte i afte te parashikoj qe mund te ndoodh edhe keshtu, me loj e rezultat turperues. C’do kush mund te thote me te drejte se eshte palaco dhe jo profesionist per ate vend, qe nuk eshte thjesht vend pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu