Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka quajtur përballjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës si një ëndërr të kahershme. Nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të FSHF-së, Duka tregon se është i lumtur për suksesin e Kosovës si të ishte Shqipëria.
“Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne, do të dijmë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive” – shkruan ndër të tjera Duka.
Kreu i FSHF-së u pranon se Shqipëria luajti dobët, por u përgjigjet ashpër atyre që kanë nxitur konflikt mes du kombëtareve.
“Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me cdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive” – thotë Duka.
Ai nuk kursen as ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani që e quajtin trajnerin Panucci një sharlatan.
“Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit” – e mbyll Duka.
O Duke je ne vete apo jo!? Bujar Nishani u gdhi brenda 24 oreve president ti thua trainer futbolli.
Hajde mendje hajde!
Traineri Panici, pranoi se ai nuk e kishte vleresuar sa duhet ndeshjen me Kosoven. Atehere, c’eshte ky trainer qe me simbolet e kombit(hymni dhe flamuri) qe ekipi kombetar perfaqeson , te lejoj qe ato te neperkemben , per arsyen e pranuar, se ai nuk eshte i afte te parashikoj qe mund te ndoodh edhe keshtu, me loj e rezultat turperues. C’do kush mund te thote me te drejte se eshte palaco dhe jo profesionist per ate vend, qe nuk eshte thjesht vend pune.
vej lutfi nurin o mandi,