• |
ide | kryesore

Prap “listë e zezë”, s’ka leje ndërtimi për ato që nuk legalizuan pallatet

Lajme, Të fundit



Ata ndërtues që nuk kanë legalizuar objektet nuk do të pajisen më me leje legalizimi, deri kur të kenë mbaruar punë me ALUIZNI-n. Një listë e zezë e hartuar nga Artan Lame, për mbi 1200 ndërtime në të gjithë Shqiëpërinë do t’i shpërndahet bashkive të vendit për të bllokuar lejet e ndërtimit për ato që, sipas Lames, i kanë lënë qytetarët të sorollaten nëpër institucione.

“Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajtojë.
Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në Tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje”- tha Lame.

Sipas tij, procesi ka filluar dhe po ecën përpara me mbështetjen e madhe të qytetarëve.

“Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë se macja me miun’, duke na sjellë vërdallë si institucion. Do fillojmë t’u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar bashkive që ata të mos pajisen më me leje pa shlyer procesin e legalizimit. Sot do t’i përcillet Bashkisë Tiranë lista e zezë. Bllokimi i këtyre subjekteve do ndihmonte që këta persona të bëjnë sërish dëm, duke marrë të tjera leje ndërtimi”– tha ai.



2 Comments

  1. krymb qenefi i stalinit si rama,ruqi,xhafa,tahiri,balla esht dhe ky lame.vlleh ose serbogoran ,kurr shqiptar si majko,milo,braqe,dokle,kumbaro,nano,bello,harito,vasiliki hysi,nazarko,baba ramo.ne kosov nuk ke nji mbiemer shqiptari qe perfundon me zanoret o dhe e.po te jet keshtu o esht serb,bullgar,rus,turk,terbesh,goran etj.psh kliqko,nazarko,nano,jastrebenko,gromljenko,

  2. O ari. Po boll o burr. Mos bej keshtu se u cmende. Te gjith njelloj jan, si ata qe shan ti, edhe ata qe simpatzon nga i njejti lloj krimbi jan. Qetesohu qetesohu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *