• |
ide | kryesore

Prokurorët shqiptarë në Itali, bashkë me Moisi Habilajn u morën në pyetje 13 vetë të tjerë

Lajme, Të fundit

Gazetari i “Meridionews”, Dario De Luca, ka folur sot për News24, ku ka dhënë informacione në lidhje me seancën e sotme dhe seancat që pritet të bëhet nesër.

“Seanca e pyetjeve sot ka zgjatur 3 orë dhe janë marrë 14 persona në pyetje. Nuk kemi informacione se çfarë është pyetur. Patjetër që Habilaj është pyetur për lidhjen me Saimir Tahirin. Nuk dihen ende informacionet që kanë marrë prokurorët. Ajo e nesërme quhet një seancë kalimtare tranzitore. Nesër dalin përpara gjykatës, personat e grupit ku pjesë e tyre edhe dhe Moisi Habilaj si një nga personazhet kryesor të grupit”, ka thënë De Luca.

Kujtojmë po sot dy prokurorë shqiptarë, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara kanë shkuar në Itali për të pyetur vetë Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të bandës.

2 Comments

  1. Mos u merzisni , neser vijne dhe te gjitha gazetat e dine se çu tha e çu be . Nese diçka nuk shkon , futet ne loje Vangjeli me kompanine e uturaksave dhe e bejne paçavure .

  2. Ikane kopsitur gjerat keta zagaret e -tahirit–se ju shkon mendja se mos e -shesin-Sajken-ata ?Kurre .Prokuroret nuk do nxjerrin as nje prove nga ata.Nje fjale e urte popullore thote –Vajti burri ne Patos,shkoi -hu-u kthye-lloz.Edhe ketyre prokuroreve keshu ju ngjau.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu