• |
ide | kryesore

Prokurorët shqiptarë sot në Itali për çështjen e Saimir Tahirit, marrin në pyetje Moisi Habilajn

Lajme, Të fundit



Moisi Habilaj, i arrestuari si pjesë e përgjimeve të çështjes Tahiri, do të merret sot në pyetje nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara.

Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Katanias.

Gjithashtu në pyetje do të merren edhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj. Objektivi parësor i prokurorëve është sigurimi i informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë.

Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Kataniassi truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.



1 Comment

  1. prokuroret (rama,xhafa,tahiri,ruqi)shqiptar kan shkuar tu lepijn BYTHEN E BER PIS NE BURGJET ITALJANE HABILAJVE E AGRON XHAFES.keta dhjerje stalini,tito,popoviq e jashteqitje mao LU ce duni pos krimit,vrasjes,trafikimit,perdhunimit nuk dij tjeter te bejn ne jet.lrymba qenefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *