• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Belgjikë/ Agresori kishte kryer tjetër vrasje një ditë më parë (FOTO)

Planet



Agresori që kreu sulmin e djeshëm në Belgjikë, vrarë dy oficere policie dhe një kalimtar, kishte kryer një tjetër vrasje një ditë më parë, zbuloi ministri i Brendshëm i vendit.

Ministri Jan Jambon tha se sulmuesi, i identifikuar si Benjamin Herman, kishte vrarë një ish-të burgosur me të cilin ishte njohur në qeli.

Prokurorët thanë se po e trajtojnë çështjen si akt terrorist. Agresori gjithashtu mori peng një pastruese të një gjimnazi në qytetin e Liezh.

Zyrtarët thanë se 31-vjeçari kishte thirrur “Allahu Akbar” disa herë para se të kryente sulmin.

Ai ishte lënë i lirë përkohësisht nga burgu të hënën, ku po vuante dënimin për vjedhje dhe drogë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *