• |
ide | kryesore

“Vllau Erdogan” si një pengesë drejt Brukselit?

1, Ide



Një intervistë e zakonshme e Edi Ramës në “France 24” ka përzierë në mënyrë artificiale në Shqipëri, emrin e Erdoganit, me atë të rrugës së vendit drejt hapjes së negociatave. Një pjesë po përpiqen ta shesin miqësinë e kryeministrit Shqiptar me sulltanin e ri të Ankarasë si një pengesë për verdiktin që pritet në fund qershorin e këtij viti. Ndërsa të tjerë po mundohen t’a zhfleftësojnë tërësisht këtë fakt.

Për të kuptuar se ku qëndron e vërteta duhet parë më fillimisht se si u provokua ky debat.

Gazetarja e TV publik francez e pyeti Ramën në fund të intervistës edhe për marëdhënien e tij me liderin turk. Ajo që duhet mbajtur shënim këtu ishte se mes të gjitha pyetjeve kritike që i’u drejtuan kryeministrit (dorheqja, krimi, dhuna ndaj mediave etj) qe renditur edhe ky problem. Pra, në një hamendësim të thjeshtë, mund të thuhet se raporti i tij okult me një udhëheqës që po shihet si delja e zezë nga demokracitë perendimore, gjendet tashmë në dosjet që shtetet europiane kanë për Edi Ramën.  

Por, nga ana tjetër,  gjithcka mund të jetë thjeshtë një përkim, për faktin se lideri turk ka qenë tejet në modë këto ditë në Francë. Revista “Le Point”, një nga të përjavshmet e referencës, me një tirazh prej mbi 300 mijë kopjesh e kishte vënë në kopertinë foton e presidentit turk që po kërkon të rizgjidhet. Mbi ballin e tij me gërma të mëdha ishte shkruar titulli: “Le Dictateur” (foto poshte). Por, ky trajtim si diktator dhe sidomos editoriali i revistës, ku një nga penat më në zë të Parisit, Franz- Olivier Giesbert e krahasonte Erdoganin me Adolf Hitlerin, nxitën furinë e militantëve të AKP me banim në Francë. Disa kioska të shitjes së gazetave u sulmuan nga përkrahësit e Rexhep Taip Erdoganit ndërsa të tjerë gazetashitës u kërcënuan t’i tërhiqnin ato nga shitja. Përpos debatit të madh publik që shkaktoi ky fakt në vendin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai mori dhe trajta politike me ndërhyrjen e presidentit francez Macron, i cili duke theksuar se “liria e shtypit nuk ka çmim”, nuk nguroi edhe njëherë të shigjetojë homologun e vet turk.

Le Point

Pra siç shihet, shfaqja e emrit të Erdoganit në intervistën e Edi Ramës mund të ketë qenë edhe për këtë shkak. Dhe si e tillë, ajo as nuk duhet të zërë më shumë vend sesa ka dhe as nuk duhet mbivlerësuar. Mbi të gjitha ne nuk kemi asnjë shenjë serioze, se edhe nëse miqësia e tepruar dhe personale Rama – Erdogan, të jetë arkivuar në dosiet problematike të europianëve, ajo të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e negociatave.

Në këtë kuptim shfaqja e portetit të vëllait turk në intervistën e Ramës, në France 24, nuk ka arsye për tu parë në perspektivën e vendimit që do të merret për Shqipërinë.

Por, nga ana tjetër, futja e emrit të Erdoganit në të, në mënyrë të rastësishme apo jo, tregon një tjetër gjë. Ajo flet për gjuhën e dyfishtë që përedor kryeministri ynë: ndryshe kur i flet shqiptarëve që qeveris dhe ndryshe kur i drejtohet zyrtarëve europianë nga të cilët pret miratimin.

Po të kqyren me kujdes, dy pyetjet e fundit të intervistës (shkrimi dhe video poshte), Rama duket i frustruar, ai do t’i shmanget dhe t’i devijojë përgjigjeve. Ai nuk lë përshtypjen që reket të japë në Shqipëri, kur shfaqet krenarisht në krah të vëllait Tahip, kur mburret që e ka shndërruar atë një aleat strategjik, kur publikon video si pasagjer i veturës së drejtuar prej tij, kur shkon si krushk politik në dasmën e së bijës, apo kur i thotë shqiptarëve se “me Erdoganin do bëjmë të mundura, gjëra që më parë dukeshin të pamundura”.

Lexo më tej:

Intervista në France 24/ Rama e mohon Erdoganin kur viziton perëndimin(video)

Pra, në asnjë moment, në sytë e europianëve, Rama nuk do të hiqet si i afërt politikisht, vëlla familjarisht, apo mik ekonomikisht me Erdoganin. Ai shkon deri aty sa edhe investimet turke t’i krahasojë me ato ruse, duke e ditur mirë konotacionin që kanë këto të fundit për mentalitetin perendimor.

Pra, më shumë sesa debati mbi rrezikun ose jo që përbën Erdogani për hapjen e negociatave të Shqipërisë, lajmi i intervistës së Ramës në France 24 është tjetër. Ai është se Rama flet me dy gjuhë të ndryshme, njërën për publikun shqiptar dhe tjetrën për zyrtarët e vendeve të BE-së.

Dhe pas kësaj, konkluzioni merret me mend lehtësisht. Njësoj si për vëllain e tij turk, ai sillet ndryshe “me ne” ndryshe “me ata” edhe athere kur shprehet për krimin, drogën, opozitën dhe reformën në drejtësi. Pikërisht këtë vërtetoi  biseda e tij me gazetaren franceze.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Kurva politike Rama nuk ka bere asnje faj. Ai po u thote demokracive perndimore “Do me palloni ju apo te pallohem me Turko-Ruset?”, meqe vete s’ka asnje lloj fuqie e suksesi politik real, perjashto ate propagandistik te tipit “Shqiperia fanar socializmi i botes”

  2. Ka qene nje figure e madhe politike gjermane Vili Brand. Teza e tij politike ishte “Real Politik” Te gjithe evropjanet mallkonin e shanin politiken gjermane se po zhvillonin ekonomine e tyre me marveshje tregtare me Rusine Sovjetike. Sot Gjermania eshte Lideri apsolut i Evropes. Te jemi racional, Shqiperia si gjithe evropa, nuk behet pa para! E sot per sot para per shqiptaret ka populli vella turk e dashamiresia e lideri i tyre Erdogan!. Nje dore qe te jep buke nuk kafshohet!

  3. Cfare fati! Cfare analisti? Lum lapsi.al i Saliut qe e ka e lum ne, qe Mero Baze boton shkrimet e ketij piciruku Bushat-Kapo! Bushati ,Tosi,Zheji, Rakipi,Shkullaku,Qimi,konstitucionalisti Gjata,Kokelopa Kastriot, Basiri,Collaku Jetmir… lista eshte e gjate! Cfare mjerimi gazetaresk? Cfare mjerimi human?! Nuk te besohet se jetojne gazetare ”analiste” te klasit boteror, qe te bardhe i thone te zeze dhe anasjelltas! Mercenare medioker, qe paguhen me para te pista nga mafia e saliut dhe Likes! Cfare mjerimi njerezor! Si mund te katandise njeriu deri ne kete shkalle poshtersie! Dy jane ndjenjat qe e udheheqin njeriun -dashuria dhe urrejtja! Per dashuri nuk behet fjale! Ne analizat e ketyre idoteve te Niches nuk ka vend fjala e bukur! Ish e Andit u be avokate e Popullit! Deri kur do t’i lejojne keta te paguhen me para te pista dhe te shkruajne genjeshtra? Ego eshte ndjenja me e eger qe mbizoteron Njeriun! Keta vetem jane egoiste te semure me kancer!

  4. # syri i shkodres, qenke qorr komplet, se lista vazhdon me : Nazarkot, Vangjelin, Muçnanon qe flet muçnanisht, Kol Palle Qorrin, Bazen mos harro, Minxhozin, …se Stefani me Klosin na lane shpejt

  5. Ke te drejte lista eshte shume e gjate! Nuk mund te gjej nje emer analisti qe eshte korrekt! Mendoj se te gjithe jane me nje krah ose nje tjeter!

  6. Nuk dihet se kush eshte qorr? Bushati djali i Bushatit shkodran dhe nip i Hysniut dhe shok armesh i Saliut eshte heroi i demokrateve QORRA! I perdor Saliu si ja do bytha!

  7. Asnji anal ist ,gazetar dhe opinionist nuk eshte i besueshem qe kur keta(mediatiksat) na imponuan si standart te gazetarise babalen. I besueshem eshte vetem babalja .

  8. Shoku Macron nuk ka politike tjeter me Shqiperine, ndjek po ate qe ka ndjekur Franca gjithnje, politike pro serbe anti Shqiptare, dhe ska asgje te keqe ketu, Franca nuk e ben se na ka inat ne apo se kemi rendesi, e ben sepse Franca gjithnje ka mbajtur qendrim pro Serb per arsye dhe interesa te veta interevropjane. Ngaterresa vjen sepse ky karpuzi (shalqire) yne qe shkon ne France jo vetem qe sdi se ku eshte po do te beje “shokun” “vella” e vellain hasha. Me kete sjellje seshte problemi me vellain vetem por ka gjasa qe dhe halla Merkel ta bej lanet, prej veshi kopilin ta coj tek dera e vellait Erdogan te meret ai me te. Mos harro Shkullak qe vellezerit Gjerman dhe vellezerit Ottoman jo me pak se nje shekull me pare i benin balle se bashku hordhive te Perandorise Angleze ne Canakale. Aleancat e vjetra Shkullak mund te zbehen per nje perjudhe kohe por nuk shuhen kollaj per sa kohe interesat gjeostrategjike ekzistojne.

  9. Jo me kot ne e kemi origjinen indo-europiane,njelloj si te paret tane qe njehere hanin buken e kaurrit dhe benin temenan e turkut dhe pastaj te kunderten ,hanin buken e turkut dhe benin temenane e kaurrit.Nuk ka patur bir kurve qe ta nderroje kete peisazh politik .Skenderbeu, Ali Pashai,I,Qemali,Esat Pasha,Zogu,Hoxha,Berisha,Nano,Meta,Rama etj etj .Ky edhte karakteri yne kombetar,thjesht mosmirenjohes.Tamam si gjeli maje plehut.

  10. Vllau i Erdoganit i ka plotsuar te gjitha standardet per krevatin gratis perjet ne guantenamo cuba…

    evropa dhe emerika nuk jane qorra e te shurdher,por qdo milimeter politike percjellet ne shqiperi e kosove.
    shume i vogel dhe mjeran eshte ky ramadani edi tju qes hi syve euro-usa-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *