• |
ide | kryesore

Danimarka, vendi i fundit europian që ndalon burkan

Arkiva, Planet



Danimarka është bërë shteti i fundit europian që ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në publik.

Parlamenti danez në Kopenhagen votoi pro ndalimit, i cili kufizon personat që të veshin burka dhe nikab, e të cilat kryesisht përdoren nga gratë myslimane.

Ata që nuk i përmbahen ndalesës në tri herët e para do të dënohen me 160 dollarë, ndërisa pas herës së katërt do të ndëshkohen me 1,600 dollarë gjobë.

Zbatimi i këtij ndalimi fillon nga 1 gushti.

Ministri danez i Drejtësisë, Pape Poulsen, pati thënë në muajin shkurt, kur është propozuar projektligji për herë të parë se mbulimi i fytyrës “është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë daneze”. 

Vëzhguesi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se ligji i ri është “diskriminues për të drejtat e grave”.

“Të gjitha gratë duhet të jenë të lira për të veshur çfarë duan dhe të shprehin identitetin dhe besimet e tyre”, është thënë në deklaratë.

Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda dhe rajoni i Bavarisë në Gjermani kanë vënë kufizime për këto lloj veshjesh në publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *