• |
ide | kryesore

Alarmi i “The Sun”: Shqiptarët po ekstradohen me avionë privatë, na kushtojnë 12 milionë £

Lajme, Të fundit



Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një shkrim investigativ mënyrës se si po ekstradohen nga vendi emigrantët e paligjshëm. Në një shkrim të titulluar “Dështojnë mijëra ekstradime, deportimet në avionë gjysmë të boshatisur të kushtojnë ty 10 milionë paund në vit” vihet theksi se shpenzimet marramendëse të qeverisë për të larguar azilantët.

“Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e ndenjësve ishin bosh” – thuhet në shkrim. Sipas të njëjtave burime, autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë.

“Numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke na kushtuar 12 milionë paund” – shkruan The Sun.

“Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari” – shkruhet në shkrim. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Car jan kto mashtrime aman, Gazetar injorant dhe te pa pergjegjshem si ato qe e kan shkruar dhe ato qe e kane perkthyer.sipas llogarive i bie qe te ketekushtuar 250 000 Sterlina (12M / 48 = 250k) nje fluturim carter nga Anglia ne Shqiperi. nderkoh qe vlera reale e fluturimit nuk eshte me shume se 20k.

  2. Angli nuk kame kene,a ne evropen centrale ska vend qe nuk e njofe,por vendimet per azilant jane te njejta,se nuk ka dhe pranohet azil per shqiptaret e kosoves,shqiperis dhe asnje etnie e shreti tjeter evropian jo ne lufte.
    kete duhet futur ne koka shqiptaret,dhe mos te harrgjojn para per kurgju.
    per evropian azil mund te jepet ekskluziv per ndonje personalite politik si presidenti apo lideri i katalunia espania,qe proklamoj pavarsi apo personalitet tjeter,se azili ka marr fund.
    tjeter muhabet eshte per sirian,kundet e privuar ne turqi,irakian eritre e malin afrikan ne luftra e te privuar nga drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *