• |
ide | kryesore

DETAJE/ Gjak derri dhe makijazh, si u sajua nga shërbimet sekrete vrasja e gazetarit rus

Planet



Një skenar si nëpër filma është përdorur për të inskenuar “vrasjen” e gazetarit rus Arkadi Babçenko. Ditën e sotme ai ka dhënë rreth inskenimit të “vrasjes” së tij në Kiev, duke thënë se ka përdorur gjakun e derrit dhe shërbimet e grimierëve.

Momentin e ngjjarjes, pasi bashkëshortja e tij njoftoi shërbimet spitalore, 41-vjeçari Babçenko tha se u dërgua me autoambulancë në morg nga vendi i ‘vrasjes’, prej nga doli dhe nisi të ndjekë lajmet për “vdekjen e tij”.

“Po dëgjoja përshkrimet, se sa djalë i mirë kam qenë”, shprehet ai.
babcenko
Mediat botërore publikuan lajmin për vrasjen e kritikut të ashpër rus ndaj presidentit Vladimir Putin, dhe një ditë më vonë ai doli në një konferencë për mediat duke thënë se është shëndosh e mirë Ai tha se vdekjen e tij e inskenuan shërbimet e sigurisë ukrainase për të parandaluar skenarin që do të kishte për qëllim vrasjen e tij.

Kievi të martën njoftoi se gazetari rus Arkadi Babçenko u vra jo shumë larg banesës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Fotografia që vuri botën në lojë, skenari i ‘vrasjes’ së gazetarit rus në Ukrainë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *