• |
ide | kryesore

Drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Polici bën bilancin: Shqipëria, jo më probleme me mbjelljen e kanabisit

Lajme, Të fundit



Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën e kanabisit në vend.

Sipas tij, Shqipëria nuk është më një vend problematik për mbjelljen e kanabisit. Policia e Shtetit që në fillim të vitit 2018 ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura.

Loka thekson se gjatë 17 raporte monitorimi ajror, nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar, gjë e cila sipas Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë është tregues i reduktimit të mbjelljes së kanabisit në vendin tonë.

Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Policia e Shtetit, rrëfen se autoritetet shqiptare po punojnë në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis ka bashkëpunim konstant me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend si dhe vijon shkëmbimin e informacionit me partnerët, për goditjen e tentativave të implikimit të grupeve kriminale që operojnë jashtë Shqipërisë në këtë aktivitet kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *