• |
ide | kryesore

Intervista e Vuçiç në “Le Monde”: Unë nuk lyp në derën e BE si Edi Rama

Arkiva, Të fundit



Presidenti serb që ndodhet në Paris i ka dhënë të mërkurën një intervistë të përditshmes franceze Le Monde lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në në Sofje, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe sidomos me deklaratat e presidentit macron se BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet. Pyetja ka qenë e qartë, nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020 pas këtij qëndrimi të Makronit.

Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai (shiko faksimilen nga gazeta poshtë).

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Por, ndërfutja e Edi Ramës në intervistën e tij ngre një pyetje: A mos vall Vuçiç do të thotë se ai është dinjitoz në raport me partnerët europinë dhe Edi Rama sillet si lypsar karshi tyre. Ai nuk e thellon më tej përgjigjen por edhe ne nuk mund ta interpetojmë më gjatë. Aq më tepër që është fjalë e një serbi

©Lapsi.al   



7 Comments

  1. I a hoqi levozhgen mashtruesit, vellai verior serb, icili e ka njohur si genjeshtar e mashtrues ne politikat qe ndjek injoranti psiko pat. Serbia eshte me para se ne ne te gjitha drejtimet, sepse Vucic punon per serbine e serbet, kurse ku kanibal mendon si ta roberoj me shume SHQIPERINE e shqiptaret.

  2. Mire e ke ti o Vucic po a te kuptojjne shqiptaret ty. Shife kur te dali turni dyte i komentuesve me pagese i rishkerdhyerjes ne mbrotje te piktorit

  3. A ju qifte vuqiqi ju mor komentusa te mesiperm qe per inat politik te rames jeni gati ti lepini bolet serbeve.

  4. Nuk ka rendesi kush e thote dhe si e thote . Rendesi ka qe mund te interpretohet kunder Rames. Kaq na duhet neve trushplareve te ketij portali per te kaluar ne ekstaze dhe delir ‘ opozitar’ . Biles po te thoshte Vucic ‘ Poshte Edi rama ‘ do ishte me mire akoma . Do na zinte gjumi rehat dhe te kenaqur se e shame dhe kete dite Edi ramen .

    Mjeranet komentues ‘ opozitare’ qe duan ta gjejne shkakun tek ‘ komentuest me pagese te turnit te dyte’ ..

    harbuteri

  5. Rilindas trushpërlarë, thelbi i thënies së Vuçiçit lidhet me karakterin prej lapangjozi që ka edvini, që deklaroi në një media franceze se hapja e negociatave është çeshtje jete a vdekje për edvinin dhe jo për popullin shqiptar, duke kërkuar si lypës hapjen e negociatave, dhe nuk ka të bëjë me na bëhet apo nuk na bëhet qejfi ne antirilindasve që denoncojmë KRIMINALIZIMIN e çdo qelize të jetës shqiptare që nga edvini, gramozi, xhafa, saja, roshi, prenga, ndoka, etj etj e deri tek këlyshët PARAZITË si puna E KOMENTUESVE NË KËTË PORTAL QË PËRPIQEN TË LEGJITIMOJNË KRIMINALIZIMIN E SHOQËRISË SHQIPTARE.

  6. O ti i paemer Mos Gnje kur thua : ”” hapja e negociatave është çeshtje jete a vdekje për edvinin dhe jo për popullin “”””

    Ky eshte interpretimi i Lapsit mbi intervisten e Rames. E kam degjuar disa here bile dhe kam debatuar ketu me nje komentues ( mbase je ti ) se pse lapsi kishte nxjrre kete konkluzjon komplet te genjeshtert nga intervista e Rames sepse ASNJE NJERI ME MEND NE KOKE nuk do te nxirrte kete kokluzjon nga intervista e Rames . E kam degjuar disa here ate interviste dhe pretendimi i lapsit eshte GENJESHTER me brire.

    kurse ti je nje propagandues mjeran qe perserit si papagalli ato qe shkruan buthati ketu.

  7. Shume e qarte; per nje njeri me mend ne koke ama,,,keshtu pona trego ore komentues i dashuruar merilindasit,,,,qelbesire, se ky psikopati KM, eshte i atille, Ne skemi simpati per VUCICIN, POR ATE ME SHUME E DO I PARI TUAJ, QE ME SHUME E KA TAKUAR ATE SESA UDHEHEQJEN KOSOVARE, KETA JENI JU, E SHPURA TUAJ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *