• |
ide | kryesore

Ministri Gjiknuri shpjegon pse opozita po e sulmon së bashku me Xhafajn dhe Tahirin

Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, gjatë fushatës së llogaridhënies me qytetarët në Selenicë dhe Shushicë ka folur për sulmet dhe akuzat që po bën opozita kohët e fundit.

Gjiknuri dhe akuzat bëhen vetëm për të penguar procesin e integrimit, ndërsa shtoi se ai Xhafaj dhe Tahiri, janë njerëz me peshë në PS, prandaj janë më shumë në qendër të vëmendjes së opozitës.

Ne jemi në një moment shumë deciziv shumë kuç, Shqipëria është shumë afër hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Dhe kjo është një ngjare shumë e rëndësishme, jo vetëm Shqipëria hyn në një stabilitet ekonomik, por do të thotë dhe më shumë financime nga BE. Pra është një problem mjaft i rëndësishëm, dhe opozita duke ditur këtë është hedhur në një sulm frontal. Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë pse ata meritojnë të qeverisin, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë së Edi Ramës, dhe këtë e bëjnë të shkojnë të ankohen tek i huaji. E filluan me ish-Ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua të lidhur me drogën. Pra, po të shikoni, ata njerëz sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së. Qëllimi i PD është nxirja dhe goditja me lloj shpifjesh, me një qëllim që të sabotojnë procesin e integrimit”, – tha Gjiknuri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *