• |
ide | kryesore

Mungojnë ilaçet e kimios, një shishe 1500 euro por pacientët duhet ta blejnë vetë

Lajme, Të fundit



Në shërbimin e hematologjisë ku janë të shtruar pacientët me sëmundje të gjakut mungojnë medikamente të rëndësishme që shërbejnë për kimioterapi.

Bëhet fjalë për Mabthera, një flakon i së cilës kushton 1550 euro. Po kështu mungojnë Citozar, Herceptinë, e Citostatike të tjerë të kushtueshëm.

Mabthera është në farmacinë e spitalit, por ajo jepet në mënyrë selektive dhe nuk u sigurohet sasia e nevojshme. Një pacient duhet të marrë 600 miligram të këtij medikamenti brenda 3 javëve. Gjithsej, 9 flakonë. Por kjo nuk ndodh. Burime të Top Channel thonë se farmacia e QSUT nuk furnizon Shërbimin e Hematologjisë sipas nevojave të pacientëve. Mjekët jashtë kamerave thonë se Mabthera nuk i jepet pacientit atëherë kur duhet dhe në sasinë e duhur nuk bën asnjë efekt përkundrazi dëmton duke krijuar rezistencë ndaj medikamentit.

Ndërsa Citozar është ndër medikamentet bazike që duhet të ekzistojë në spital për pacientët me leucemi akute dhe nuk ka asnjë medikament tjetër që e zëvendëson atë. Por pacientët presin në katin e tretë të spitalit gjashtë katësh dhe nuk kanë ku ta gjejnë pasi dhe në tregun e hapur farmaceutik nuk gjendet. Të afërm të pacientëve të cilët nuk pranojnë të flasin para kamerave thonë se e kanë bërë jashtë Shqipërisë.

Për të mbyllur ciklin e mjekimit pacientët duhet të monitorohen në bazë të analizave por burime të Top Channel thonë se as analizat nuk mund të bëhen pasi mungojnë reagentët. Ndërkohë mjeket hedhin dyshime edhe për cilësinë e antibiotikëve me të cilat është furnizuar ky shërbim.

Top Channel



2 Comments

  1. po nuk paskan vdekur dhe te afermit,atyre po u vdesin te afermit dhe paskan frike te shprehen para kamerave.vargjet e nekrasovit i shkojne tamam ketij mut populli.
    burllak i zymte,trishtimezi!
    sic te kam njohur ne rini,
    ashtu te shohe prape tani:
    ti prape kendon kengen e pare
    fytyre e vrare ne brenge e hall
    nje vule nenshtrimi mbane ne balle.
    sa squfur do qe fati yt
    po te duroje ti me pak?
    ne heshtje, si yt ate do shkosh,
    ashtu i humbur do humbosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *