• |
ide | kryesore

OSBE: 30% e burrave në Kosovë mendojnë se gratë meritojnë të rrihen

Lajme



Më shumë se 30 përqind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesërisht” me faktin se gratë meritojnë të rrihen.

Kështu thuhet në një anketë të realizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, në Kosovë.

Në anketën e titulluar: “Këndvështrim i burrave mbi barazinë gjinore në Kosovë”, OSBE thekson se burrat në Kosovë mendojnë se “ka raste kur gruaja vërtetë e meriton të rrihet”. 

Mbi 32 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “pajtohen pjesërisht” se gruaja meriton të sulmohet fizikisht, 8.7 për qind pajtohen plotësisht, ndërkaq 54 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me këtë konkludim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *