• |
ide | kryesore

Paloka paralajmëron nga foltorja e Kuvendit: Ka Babale dhe për ministrat e tjerë, me rradhë do dalin

Lajme, Të fundit



Edi Paloka ka deklaruar në seancën kuvendore se edhe për ministrat e tjerë ka skandale që do të dalin së shpejti.

“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.”

Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore.

Ndërkohë më herët, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, sapo seanca ka nisur. Dhe teksa kreu i Kuvendit, largoi mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me planin B, atë të transmetimit live në faqen e tij në Facebook.

Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.



2 Comments

  1. O –Paloke-nuk i paske mende me oke; ore qe eshte koka e mafjes -edvin-kristaq rama-e ka marre vesh i lere dhe i blere .Mja dolet neper konferenca shtypi te beni gerr-verr-dhe neper -face-booke-se u shplate po konkrteizoini keto llapa qenlleqet qe beni shkoni neper elektorat ,zbrisni ne terren ,shkoni dere me dere se keshtu sic veproni ju edhe ne qe po bejme oponencen me te madhe neper portale me keta –morrat e kuq–ku po shkruajme dhe po shajme ,po na shkruajne dhe po na shajne me shume me fjalet me banale ku po na detyrojne dhe ne te dalim jashte karakterit tone ,te bojkotojme dhe zgjedhjet te cfarlloj qofshin -lokale apo parlamentare .Se pse me kete klase politike qe ka e djathta qe merret vetem me konferenca shtypi -edvin-kristaq -rama -nuk ka per te ikur nga pushteti vetem kur ti bjere -overdoza-iken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *