• |
ide | kryesore

Vin Diesel merr diplomën 50 vjeç

Paparazzi, Slider



30 vite më parë, teksa Diesel ishte ende në Universitet, ai nuk e mori dot diplomën në Universitetin e Letërisë Angelze, me dëshirën për t’u bërë aktor.

Duke qenë se filloi të angazhohej me filma, diploma mbeti në plan të dytë. Megjithatë, ish-Universiteti i tij, “Hunter College”, pas 30 viteve ka vendosur ta vlerësojë aktorin me diplomë dhe Doktoraturë, duke qenë se arritjet e tij e meritojnë diçka të tillë.

Në fjalimin e tij përpara të gjithë të diplomuarve, Vin Diesel tregoi se ndihej jo vetëm i prekur dhe krenar nga kjo dhuratë që ju bë, por edhe shumë i vlerësuar që më fund ai do ta ketë një diplomë në xhep. Sigurisht kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura tek auditori dhe ka marrë menjëherë xhiron e portaleve ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *