• |
ide | kryesore

Abuzimet me pronat, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzim në Prokurori për 12 zyrtarët në Elbasan

Lajme, Të fundit
kontrolli-i-larte-i-shtetit.jpg



Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori shtatë ishregjistrues, katër specialistë dhe një ish-specialist të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të qytetit të Elbasanit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ata kanë kryer regjistrime të pasurive në objekte arkeologjike pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 156,309 metrash katrorë, kanë ndryshuar zërin kadastral nga liqen, rrugë, kullotë në truall për sipërfaqe 27,175 metrash katrorë, kanë kryer regjistrim të pasurive shtetërore të privatizuara, pa dokumentacionin ligjor, moskufizime pronash të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP-së Elbasan për sipërfaqe 49,447 metrash katrorë si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 257 milionë lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur 239 raste ku është abuzuar me regjistrimin e tokave në zonat arkeologjike të Elbasanit apo ku janë shpërndarë rrugë, liqen dhe kullota si toka bujqësore. Sipas KLSH-së, shkeljet i përkasin periudhës tetor 2014 deri në dhjetor 2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Z.Z., Y.P., R.P., A.A, O.K., A.Sh., dhe N.D. ish-Regjistrues, F.K. ish-specialist dhe K.M., Y.V., A.P., E.GJ. me detyrë specialistë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *