• |
ide | kryesore

Assad: Luftë me SHBA-të nëse nuk tërhiqen nga Siria

Planet
trump-assad.jpg



Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, deklaroi se do të ketë një konflikt midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse këto të fundit nuk tërhiqen nga ky vend.

Në një intervistë për Russia Today, Assad tha se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë. Por, ai tha se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Assad po ashtu tha se amerikanët duhet të largohen dhe se Uashingtoni duhet ta ketë mësuar “leksionin” nga përvoja e tij në Irak.

“Njerëzit nuk do të pranojnë më të huaj në këtë rajon”, tha Assad.

Kërcënimi i Assadit se do të përdorë forcën kundër aleatëve ameirkanë në Siri dhe rreth 2,000 trupave amerikane atje, nxiti reagimin e Pentagonit, shkruan rel.

“Çdo palë e interesuar në Siri duhet ta kuptojë se sulmet ndaj forcave të SHBA-së ose partnerëve tanë të koalicionit, janë një politikë e keqe”, tha gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *