• |
ide | kryesore

Besnik Mustafaj: Protesta e opozitës e ka dobësuar moralisht Xhafajn

Lajme, Të fundit



Publicisti Besnik Mustafaj bëri analizën e tij për protestën e opozitës të shtunën që lamë pas si dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se cilësia e protestës së opozitë meriton përgëzime e sipas tij e ka bërë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht më të dobët.

“Protesta është një tregues që matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe shoë brenda, me parullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.

Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend.
Çdo kryeministër ka nevojë për reflektim, sa herë bëhen protesta, se nuk bëhen kot. Opozita është aq e vendosur në llogoren e vet, sa që nuk bën kompromis,” tha Mustafaj.



3 Comments

  1. Protesten per figura te pastra morale qeverisese nuk e shoh si çeshtje karakteri e force individesh. Realisht politika shqiptare duhet te vendosi ca norma qe jane ne sikron me normat morale te shoqerise shqiptare. Nje familje qe ka ne perberjen e saj nje njeri problematik e burgaxhi ordiner nuk e ka statusin e te qenit te respektuar ne kete shoqerine tone. Xhafaj jo per faj te tij duhej te ishte larguar nga fuksionet qeverisese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *