• |
ide | kryesore

“Book Club”, një film mbi “50 Shades of Grey”

F1, Stil



“Book Club” (Klubi i Librit), i cili bën bashkë një kuartet të mrekullueshëm aktoresh – Diane Keaton, Jane Fonda, Mary Steenburgen dhe Candice Bergen – si një grup mikeshash që futen në botën gjithëpërfshirëse dhe të “turpshme” të “Fifty Shades of Grey” të E. L. James.

Mund të jetë shtimi i lojës në martesë, rindezja e një flake të vjetër ose kërkimi për dashuri të reja; por secila nga katër personazhet e filmit gjejnë jetën e tyre të transformuar nga përvoja letrare në mënyrë individuale.
“Është njëlloj sikur dikush të hedhi një granatë në dhomë, dhe jetët e njerëzve aty brenda të bëjnë BAM,” u shpreh njëra nga aktoret për Entertainment Weekly.

Një klip i ri nga filmi tregon Steenburgen dhe Bergen duke ndarë shokun dhe kënaqësinë mbi gjërat “absurde” që Christian Grey dhe Anastasia Steele bëjnë përgjatë romancës së tyre erotike.

Me regji të Bill Holderman, filmi përveç roleve kryesore të lartpërmendura përfshin emra si Richard Dreyfuss, Andny Garcia dhe Alicia Silverstone.
“Book Club” pritet të dali në kinema në datën 1 Qershor (ironia) në Angli dhe më pas përhapja në kinema në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *