• |
ide | kryesore

Denoncimi i Berishës: Kjo që ndodhi sot në shkolla, e paprecedentë në botë

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar si të paprecedentë në ndonjë vend tëjetër të botës marrëveshjen e ministrisë së Brendshme me atë të Arsimit për krijimin të plotfuqishmëve të shkollave në përpjekje për të luftuar përdorimin e drogës në ambientet arsimore. Sipas Berishës detyra kryesore e të plotfuqishmëve oficerë narkopolicie që do emërohen për të gjitha shkollat e mesme ka si qëllim kryesor ngritjen e rrjeteve agjenturore të policisë kriminale, rekrutimin e djemve dhe vajzave për të spiunuar njëri-tjetrin, por edhe familjet dhe shoqërinë tyre.

“Ky akt kriminal dhe shkatërrimtar për arsimin tonë, që synon të kriminalizojë nxënësit tanë, është i pashembullt edhe në vendet diktatoriale dhe duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe. U bëj thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të ngrihen me forcën më të madhe dhe të mos lejojnë që banditë me uniformë, trafikantë të damkosur dhe perversë partiake të vënë dorë mbi fatin e fëmijëve të tyre” –thotë Berisha duke nënvizuar se një gjë e tillë nuk u bë as në diktaturë.

10 Comments

  1. Plaku i qelbur po luan pjesen, sikur po rrjedh nga mendja. Qe neser kur ti behen gati letrat per pushime te detyrueshme. Te ken alibi avokatet per gjendjen e tij psikike.

    1. E ke thënë e vulosur dhumë bukur dhe kësaj nuk ka si t`i shtohet qoftë edhe një fjalë e vetme, Gjasme. Të lumtë se ky matuf e prishi Shqipërinë, që kur ekziston në skenë lugati Berisha, që nuk ka vlerë as edhe sa fëshisa.

  2. Ky eshte cmendur!
    Ne gjithe boten e qyteteruar shkollat mbrohen me police gjate kohes se mesimdhenies.
    Kjo per nje mal me arsye reale qe shkollat te kene mbarvajte dhe jo abuzime kur dihet qe ato jane shume te prekshme nga ato per vete moshen e nxenesve.
    Une jetoj ne Amerike dhe ketu nuk ka asnje shkolle qe nuk mbrohet nga policia, madje ne shkollat e mesme policia eshte presente edhe ne ambjentet e brendeshme te saj.
    Sali, filozofia komuniste me te cilen ti je ngjizur nuk funksion ne shtetin kapitalist apo demokratik quaje si te duash.
    Ke perfunduar ne nje qenie pa forme dhe pa permbajtje qe ndoshta te vjen nga pleqeria.

    1. Sa është ora tani në amerikë o amerikan që qenke zgjuar duke lexuar lapsin, se me sa di unë në atë orën e Amerikës njerëzit janë në punë.

    2. Mund të duket i ekzagjeruar ky denoncim i Berishës, por është e marrëzishme që këtu një farë “amerikani”, të bëjë krahasime me SHBA.
      Ke dëgjuar ti zotëria “shqiptaro-amerikan socialist”, që ndonjë president apo ministër i mbrendshëm i SHBA të jetë përzjerë me drogën apo që policia amerikane të jetë bërë problem se është bërë ortake me mafien ?
      Në “botën e qytetëruar”, një qeveritar që zbulohet se mbron kushërijtë apo vëllanë e tij bosë të mafies së drogës, detyrohet që të japë menjëhere dorheqjen e i kalon drejtësisë..
      A je vertetë i bindur që pikërisht këta policë shqiptarë që ndihmuan në kultivimin e trafikun e drogës, do të mbrokërkan fëmijte nga droga ?
      Mandej ndryshon shumë sistemi arsimor amerikan me ate shqiptar.
      Në qytete metropole të SHBA, ka shkolla të mesme deri me mbi 3000 nxënës e aty është e domosdoshme që të ketë një grup agjentësh të policisë, jo vetëm për drogën por edhe për raste të tjera të rreziqeve kriminale.
      Paska Berisha sipas teje “fizionomi komuniste” e na qenka demokrat i dashuruar pas sistemit amerikan, kryenministri shqiptar që dallohet edhe me sy se përdor drogën, apo ish ministri i sigurimit që na është bërë kryetar kuvendi e një ish hetues i sigurimit që me vëllanë bos të mafies, drejton ministrinë e mbrendëshme.
      Lexon ndonjë gazetë shqiptare në internet, si gazeta e thashethemeve të Mero Gëlbazës, dhe i mer si të vërteta ato që lexon.
      Të gjitha ato që ka deklaruar “i çmenduri”, profesor doktor Berisha, janë vërtetuar plotësisht.
      Ka deklaruar se Edi Rama që në rini është kuruar si psikopat, e kjo është vërtetuar me kartelën klinike nga mjekët e spitaleve psiqiatrikë.
      Edhe vetë Meroja, që ti e mer si burim për të demonizuar Berishën, kur nuk i kishin dalë lidhjet e tij me të keqen enveriste, pat nxjerrë në publik gjyqin e shëmtuar ku Rama akuzonte të atin si baba të fëmisë së tij.
      Nëse Shqipëria do të kishte shumë më tepër “te çmendur” si Berisha, nuk do të vinin sot në pushtet me paratë e drogës ish punistët.

  3. goni ,gjasme dhe i pa emer qe nuk kan le,gra.motra,vllezer e veten pa i shitur roshit,doshit,prenges,ndokes e xhelilit sulmojn berishen qe i beri njerz nga kafsh stalini e enveri qe ishin.goni e gjasme trego ku ta punsoi motren xhelili ne zyre te frroket apo ta quan te doshi,po bet kur shite vellan e mitur tek roshi sa lek morre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu