• |
ide | kryesore

Detaji në gjykatë/ Nazer Seiti ndahet në gjyq nga Habilajt

Lajme, Të fundit



Seranca e parë e gjyqit për Habilajt që u zhvillua në Katania u përcoll në Shqipëri përmes medias italiane Meridioneës. Në zhvillimet e gjyqit ra në sy se Nazer Seiti, financiari i organizatës, i ekstraduar me debate nga Shqipëria nuk do të jetë pjesë e këtij procesi gjyqësor, por do të gjykohet i ndarë. Arsyet mbeten mister.

Në Shqipëri u përfol se Seiti mund të ishte penduar dhe do të bashkëpunonte me drejtësinë, por një fakt i tillë u mohua nga avokati i tij.

Nazer Seiti u arrestua më 19 tetor gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Nazer Seiti pranoi lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vetëm ato familjare, por nuk pranoi të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Pavarësisht vendimit të Krimeve të Rënda, katër prokurorë dhe gjyqtarë vendosën ekstradimin e tij, dhe nuk morën ose përfillën informacionin se i hetuari Nazer Seiti ka qënë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *