• |
ide | kryesore

Ish gjykatësi i Kushtetueses kërkon gazetarët në seancën e Vetingut

Lajme, Të fundit



Gjykatësit dhe prokurorët që u vunë në provën e vetingut prej javësh janë në qendër të raportimeve meditaike, kryesisht për pasurinë e tyre dhe të familjarëve. Fatos Lulo, ish -gjyqtari i Kushtetueses, që nuk e kaloi vetingun ka kërkuar që në seancën dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të jenë të pranishëm edhe gazetarët.

Lulo pretendon se vendimi ndaj tij ka qenë i gabuar. Ai ka ankimuar vendimin e 23 Marsit të KPK-së, që e shkarkoi nga detyra për mosjustifikim të pasurise. Fatos Lulo i kërkon Kolegjit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikthimin e tij në detyrë, por kërkon që gjatë debatit dhe llogaritjes së pasurisë së tij, gazetarët të jenë në sallë për të dëgjuar përplasjen e argumentave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *