• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Kapitullimi i Habilajve në Itali dhe kapitullimi i drejtësisë në Shqipëri

Arkiva, Kryesore



Seanca gjyqësore që u zhvillua në Katania për grupin e Habilajve dhe bashkëpuntorët e tyre në trafikun e drogës, ishte e para e procesit. Megjithatë, që në këtë seancë, ra në sy një diferencë e jashtëzakonshme mes dy gjyqeve paralele për të njëjtën vepër penale, pra për trafikun e drogës që ka bërë grupi i Habilajve nga dy anë e kufirit.

Diferenca duket që në faktin se për gjyqin në Itali, qelitë janë mbushur me 15 vetë, ndërsa për gjyqin që zhvillohet në Shqipëri, qelitë janë bosh. Pra në njërin shtet flitet për arrestime, ndërsa në tjetrin për arratisje.

Sot është e qartë se dosja që kishte përgatitur Antimafia italiane për Habilajt nuk i linte shumë zgjedhje trafikantëve të drogës. Në Katania në Vlorë, në makinë a në gomone, në telefon apo në lokale, ata kudo ishin nën mbikqyrje. Operacioni zgjati disa vite dhe kur, më në fund, iu vunë prangat, trafikantët ishin me shpatulla pas murit.

Materialet e përgjimit duhet t’i kenë impresionuar edhe vetë protagonistët e trafikut.

Jo më kot, që në seancën e parë të procesit, Moisi Habilaj dhe bashkëpuntorët e tij ngritën duart lart. Të gjithë njëzëri kërkuan gjykim të shkurtuar, me shpresën se ndoshta do të përfitojnë ulje me një të tretën e dënimit.

Me gjykimin e shkurtuar, të pandehurit praktikisht pranojnë kapitullimin në sallën e gjyqit.

Po çfarë ndodh në Shqipëri, me dosjen  për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve?

Pyetja më e saktë do të ishte: A ekziston një dosje në Shqipëri???

Në rastin e Shqipërisë, ia vlen të kujtohet se, para se para trafikimit, është kultivimi. Fara importohet nga jashtë, mbillet, kultivohet, korret, magazinohet, thahet, përpunohet etj. Pra në Shqipëri, Habilajve iu është dashur më shumë punë, më shumë lëvizje, për pasojë aktiviteti kriminal ka qenë më intensiv. Megjithatë, nuk iu hyri asnjë gjemb në këmbë.

I vetmi që provoi t’u dilte kundër kushërinjve të ministrit ishte oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, të cilën e futën në burg dhe e detyruan të arratiset, në kërkim të azilit.

Madje, kur Antimafia italiane i përgjonte Habilajt, Saimir Tahiri merrte rolin e guidës për deputetët e Partisë Socialiste dhe gazetarëve të huaj nëpër parcelat ku korrej kanabisi.

Ndërsa në Itali, trafikantët e drogës u dorëzuan që në seancën e parë të procesit, në Shqipëri gjërat janë ndryshe.

Florian Habilaj, njeriu që takonte shefin e madh në Tiranë (siç ka dalë nga përgjimet) është në arrati dhe i harruar nga policia. Tre shefat e policisë, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila janë zhdukur pa lënë gjurmë. Financieri i bandës, Nazer Seiti, i vetmi i arrestuar nga policia, u ekstradua në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Në Shqipëri ka mbetur vetëm ish Ministri i Brendshëm, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre. Saimir Tahiri qëndroi 16 ditë në arrest shtëpie, pastaj e liruan.

Duket e pabesueshme që kemi të bëjmë me gjykimin e të njëjtës vepër penale, e kryer nga i njëjti grup i dyshuar kriminal. Faktikisht vepra është e njëjtë, por ndryshimi qëndron tek vendi, ku po gjykohet krimi. Sepse ka vende ku trafikantët kapitullojnë para drejtësisë, ka edhe vende ku është shteti që kapitullon para trafikantëve.©Lapsi.al



15 Comments

  1. Jo gjykimi o shkullak bushat po hetimi.. ketu prokuroria ngre akuza pa prova, pa hetim por me urdher te sales dhe metes, ndersa italiani heton 4 vjet.. ky ehste ndryshimi

  2. O Dide,
    As ne itali nuk heton qeveria po prokuroria. Edhe sikur te pranojme qe kjo e tanishmja nuk ben gje se e kontrollo Rama, po prokurorise se Llalles si nuk i shkoi menia me hetu ndonjecik, me gjithe kete katrahure qe paska qen ?

  3. Sipas Bushatit e ka fajin Rama qe nuk heton! Besoni se eshte kaq naiv ky djali nga Bushatllinjte dhe nip nga Vlora? Thoni qe nuk e di Andi bythqiri qe prokuroria eshte akoma me Saliun?! Gjykatesit jane akoma me Salen dhe liken! Nuk e di Andi impotenti kete gje? Nuk e di Andi perse e la Z. Ballanca? Perse u zemerua me Ramen qe i prishi pallatin Lulit? Zemerimi i ketij trimi ,Andit, eshte trondites! Po ja nxjerr ne shesh Rames te gjitha “pislleqet” qe ka bere! Mjaft o i modhi i vogel Andi! Me vjen turp qe e kam emrin Andi!

    1. Nqs ka ndonjë idiot në këtë portal ti je kokrra e kokrres së idiotit që akoma mendokërke se prokurorinë e ka në dorë Sali Berisha.

  4. besimi e andi jo bushati juve kriminelet ju kan perdhunu per se mbari e mbrapshti sidomos roshi qe ne femiri ne grup me shoket e tij.dhe ju derrat e krymbat e qenefit ende mburreni.o derra nuk ven ne itali kryeministri e gjermani vrases si frroket,ndoket,prenga,tahiri,xhafa deputet e ministra te mbrendshem.

  5. Artikulli nuk le vend per komentet e idioteve me lart. As shteti me policine e prokurorine nuk beri asnje investigim mbi Habiljat kur gjithe Vlora e me tej e dinin se cfare benin por as gjykatat qe flene gjume packa se nuk u erdhi nga ky shtet bandit asnje dosje. Te tjerat jane diskutime militantesh ose drogmene te paguar

  6. Nuk eshte e vertete qe prokuroret jane vetem te sales. Kryeprokurorja eshte e edi rames. Ka plot prokurore e gjyqtare socialiste qe ja kalojne edhe militanteve si guximi .

  7. O komentusa , pranojeni se megjithese ari eshte komplet rrote kari dhe gojemut ,eshte lloji i militantit qe te ben per te qeshur me idiotllekun e tij . Politikanet dhe juristat jane miliardera dhe tallin bolet me ju qe ziheni si qent rrugace .

  8. Prandaj eshte e veshtire te behemi ne si vend (per te mos thene qe nuk behemi kurre), sepse ka copa mishi si disa komentues qe edhe po te duash tu hapesh pak mendjen me info te bejne te gjithe si te zgjuar, intelektuhale e si bira none…. . Ju militante qe shkruani lart ku ti keni robt e shpise me gjithe rrace ….

  9. …gjendja e shtypit ne Shqiperi! Pa dashur te ofendoj dike. Mediokritet! Servilizem! Mercenare! Paaftesia! Ketu s’behet fjale per gazetari! Moral! Morali ka vdekur ne Shqiperi! Naivitet! Gazetare qe bien nen nivelin e politikaneve! U sherbejne atyre! Paguhen me para te pista! Bejne evazion fiskal! Jane disa si Tosi,Andi,Zheji,Rakipi etj qe kane marre rolin e flamurtarit kunder Rames! Krahasojne “krimet” e Rames me vrasjet e Saliut! Genjejne dhe therresin neper TV per lufte kunder qeverise se vetem qeveria do te duhet te kritikohet! Dihet fare mire se cfare kane bere te gjitha qeverite dhe media!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *